Kostoja mujore e të pasurit fëmijë, rreth 20 mijë lekë - Rënien më të madhe të konsumit e regjistruan familjet me vetëm një person

Xhorxhina Deda/SCAN
Mesatarsisht, në vitin 2023, një familje shqiptare e përbërë prej dy personash të rritur ka shpenzuar 72,792 lekë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzoi rreth 92 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për vitin që lamë pas. Pra, diferenca në konsumin mujor mes një familje me fëmijë dhe asaj pa fëmijë është rreth 20 mijë lekë.
Shifra mbetet e përafërt edhe po të marrim diferencën mes familjeve me një person të rritur me fëmijë në varësi dhe asaj të një personi të rritur pa fëmijë në varësi. Diferenca mes shpenzimeve mujore në këtë rast vlerësohet në rreth 18 mijë lekë. Ndërkohë, nëse analizojmë shpenzimet e familjeve me tre ose më shumë persona me fëmijë dhe pa fëmijë në varësi shohim se diferenca në konsum vlerëshet në gati 10 mijë lekë në muaj.
Po të marrim në analizë shifrat e konsumit që nga viti 2019-të, del në pah se diferenca mes familjeve me fëmijë dhe pa fëmijë në varësi vërtitet mes shifrës së 20 mijë lekëve. Pra, në terma të thjeshtë, kaq mund të themi se është kostoja mujore e të pasurit fëmijë për një familje mesatare shqiptare.
Por si ndryshuan shpenzimet sipas tipologjisë së familjes, krahasuar me vitin 2022? Nisur nga shifrat shohim se familjet e përbëra nga një person i vetëm kanë shënuar rënien më të madhe të shpenzimeve me 16%, krahasuar me vitin 2022. Rënie po ashtu vërehet edhe në familjet e përbëra vetëm nga dy të rritur me 8%.
Nga të dhënat shohim se konsumi ka shënuar rënie kryesisht në familjet pa fëmjë në varësi. Nga ana tjetër, të njejtat të dhëna tregojnë se konsumi është rritur në familjet me një person të vetëm më fëmijë në varësi, me 7% dhe po ashtu rritje e shpenzimeve vërehet edhe në familjet e pëbëra nga dy të rritur dhe me fëmijë në varësi.
Sondazh

Si ndikoi rënia e euros në depozitat dhe kreditë? - Pavarësisht forcimit të lekut, kursimet në monedhën evropiane u rritën në gusht
Ledina Elezi/SCAN Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit dhe impaktit që ky i fundit ka për paratë që qytetarët dhe bizneset kanë në sektorin......

Rruga Elbasan-Lekaj kthehet në autostradë - ARRSH hap 6 tenderë me fond limit 150 mln euro. Aksi është pjesë e korridorit VIII
Ola Mitre / SCAN Aksi rrugor nga Elbasani në Rrogozhinë do të kthehet në autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Me një fond limit......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

“Konflikti në Lindjen e Mesme prek ekonominë globale” - FMN shpreh shqetësim për pasoja të rëndësishme në të ardhmen
Kristi Ceta/SCAN Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se një përshkallëzim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja të rëndësishme ekonomike......

Mbi 20 mijë studentë nisin vitin e ri akademik - Ministrja Manastirliu: Suksese në rrugëtimin drejt dijes!
Ernilda Luzi/ Scan Ka nisur sot viti i ri akademik 2024-2025, ku mbi 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e auditorëve. Degët më të......

Google shqyrton përdorimin e energjisë bërthamore - Investimet për inteligjencën artificiale sjellin nevojën për burime të reja
Kristi Ceta/SCAN Sipas CEO-s së Google, Sundar Pichai, energjia bërthamore një ditë mund të furnizojë disa nga qendrat e të dhënave të inteligjencës......

Financat palestineze, në rënie të lirë - Konflikti ka shkaktuar një tkurrje prej 86% në ekonominë e Gazës
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa forcat izraelite rrafshojnë Rripin e Gazës dhe Libanin jugor, populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor po përjeton një......

Gjermania, kundër energjisë bërthamore - Berlini kërkon përjashtimin e saj nga financimet e BE
Kristi Ceta/SCAN Duke përcaktuar prioritetet kryesore për Marrëveshjen e Industrisë së Pastër të BE-së, Sekretari Gjerman i Shtetit për Ekonominë, Sven......