Kur do të ndodhë anëtarësimi në BE? - Shqiptarët besojnë deri në 2030, ndërsa Serbia thotë "kurrë"

Armela Duka/SCAN
Sipas të dhënave të fundit të Barometrit të Ballkanit, shqiptarët mbeten optimistë lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke besuar fort se ky proces do të ndodhë shumë shpejt. Në Shqipëri, 34% e qytetarëve presin që vendi të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2030, duke u dalluar si më optimistët në rajon. Po ashtu, 25% besojnë se integrimi do të ndodhë deri në vitin 2035, ndërsa vetëm 5% mendojnë se kjo do të ndodhë pas vitit 2040.
Ky optimizëm i qytetarëve shqiptarë është në kontrast me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, ku 35% e popullsisë mendojnë se vendi nuk do të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Europian. Kjo shifër tregon një nivel të lartë skepticizmi ndaj integrimit europian. Kësaj qasje i bashkohen edhe 27% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët janë shprehur që anëtarësimi në BE është një proces që nuk do të realizohet kurrë.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat në kontekst rajonal për të kuptuar qasjen e vendeve të tjera lidhur me çështjen e integrimit në BE. Qytetarët e Kosovës shpresojnë për një anëtarësim të shpejtë të shtetit të tyre në Bashkimin Europian . 35% e tyre presin që Kosova të anëtarësohet në BE deri në vitin 2035, duke patur shifra të ngjashme me ato të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi tregojnë një qasje më të moderuar, ku qytetarët janë të ndarë përsa i përket pritshmërive të tyre për integrimin në BE, me një përqindje më të lartë të atyre që shprehen se integrimi do të ndodhë deri në vitin 2035 ose më vonë.
Nga ana tjetër, 20% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor presin që integrimi në BE të ndodhë deri në vitin 2030, dhe 23% mendojnë se do të ndodhë deri në 2035. Kjo tregon një optimizëm të qëndrueshëm për integrimin evropian në të gjithë rajonin, edhe pse Serbia përjashtohet në këtë drejtim.
Sondazh

“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” - Sallaku: Këtë vit nis zbatimi i marrëveshjes me universitetin BOKU
Lidion Kulla/Scan Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë......

Kostoja mujore e të pasurit fëmijë, rreth 20 mijë lekë - Rënien më të madhe të konsumit e regjistruan familjet me vetëm një person
Xhorxhina Deda/SCAN Mesatarsisht, në vitin 2023, një familje shqiptare e përbërë prej dy personash të rritur ka shpenzuar 72,792 lekë. Ndërkohë, nga......

Si ndikoi rënia e euros në depozitat dhe kreditë? - Pavarësisht forcimit të lekut, kursimet në monedhën evropiane u rritën në gusht
Ledina Elezi/SCAN Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit dhe impaktit që ky i fundit ka për paratë që qytetarët dhe bizneset kanë në sektorin......

Rruga Elbasan-Lekaj kthehet në autostradë - ARRSH hap 6 tenderë me fond limit 150 mln euro. Aksi është pjesë e korridorit VIII
Ola Mitre / SCAN Aksi rrugor nga Elbasani në Rrogozhinë do të kthehet në autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Me një fond limit......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

“Konflikti në Lindjen e Mesme prek ekonominë globale” - FMN shpreh shqetësim për pasoja të rëndësishme në të ardhmen
Kristi Ceta/SCAN Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se një përshkallëzim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja të rëndësishme ekonomike......

Mbi 20 mijë studentë nisin vitin e ri akademik - Ministrja Manastirliu: Suksese në rrugëtimin drejt dijes!
Ernilda Luzi/ Scan Ka nisur sot viti i ri akademik 2024-2025, ku mbi 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e auditorëve. Degët më të......

Google shqyrton përdorimin e energjisë bërthamore - Investimet për inteligjencën artificiale sjellin nevojën për burime të reja
Kristi Ceta/SCAN Sipas CEO-s së Google, Sundar Pichai, energjia bërthamore një ditë mund të furnizojë disa nga qendrat e të dhënave të inteligjencës......