Bizneset, në “garë” për importin e pajisjeve - Duhet të prenotojnë kuotat për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë

Ola Mitre / SCAN
Çdo vit në Shqipëri do lejohet të importohet vetëm një sasi e caktuar frigoriferësh apo kondicionerësh. Kjo, pasi këto pajisje përmbajnë gaze të fluoruara, që janë gaze me efekt serrë dhe kanë ndikim të lartë negativ në ngrohjen globale. Vendi ynë është angazhuar në reduktimin e tyre, teksa vitin e kaluar u miratua edhe ligji që parashikohen edhe gjoba, në rast të shkeljes së kuotave të lejuara.
Ndërkaq, kompanitë importuese të këtyre pajisjeve, ku përfshihen edhe pompat e nxehtësisë apo sistemet e mbrojtes nga zjarri do të jenë në “garë” për të prenotuar sasinë që do të fusin në treg.
Përmes një projektvendimi të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përcaktohet se për sipërmarrësit e vjetër do të ndahet 80% e kuotës vjetore, 10% do të ndahet për sipërmarrësit e rinj, ndërsa 10% do të lihet si kuotë rezervë. Aplikimi për kuotën vjetore të importit do të kryhet nga data 1 shtator deri në datën 30 nëntor të çdo viti, në portalin unik qeveritar e-Albania, duke e shoqëruar me një sërë dokumentesh që listohen në projektvendim.
Më herët, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nxorri për konsultim publik edhe një tjetër dokument, ku specifikohej se sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të fluoruara do të duhet të licencohen për të ushtruar aktivitetin.
Sondazh

Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil - Janar-gusht, 312 mijë individë kanë siguruar mjetin për daljet jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Rreth 312 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë territorit të vendit me mjetet e tyre personale,......

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së - Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve
Elisabeta DOSKU/ SCAN Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH......

Kur do të ndodhë anëtarësimi në BE? - Shqiptarët besojnë deri në 2030, ndërsa Serbia thotë "kurrë"
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të fundit të Barometrit të Ballkanit, shqiptarët mbeten optimistë lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin......

“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” - Sallaku: Këtë vit nis zbatimi i marrëveshjes me universitetin BOKU
Lidion Kulla/Scan Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë......

Kostoja mujore e të pasurit fëmijë, rreth 20 mijë lekë - Rënien më të madhe të konsumit e regjistruan familjet me vetëm një person
Xhorxhina Deda/SCAN Mesatarsisht, në vitin 2023, një familje shqiptare e përbërë prej dy personash të rritur ka shpenzuar 72,792 lekë. Ndërkohë, nga......

Si ndikoi rënia e euros në depozitat dhe kreditë? - Pavarësisht forcimit të lekut, kursimet në monedhën evropiane u rritën në gusht
Ledina Elezi/SCAN Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit dhe impaktit që ky i fundit ka për paratë që qytetarët dhe bizneset kanë në sektorin......

Rruga Elbasan-Lekaj kthehet në autostradë - ARRSH hap 6 tenderë me fond limit 150 mln euro. Aksi është pjesë e korridorit VIII
Ola Mitre / SCAN Aksi rrugor nga Elbasani në Rrogozhinë do të kthehet në autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Me një fond limit......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......