Shqipëria Postuar më 7 Tetor 2024, 12:57

Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil - Janar-gusht, 312 mijë individë kanë siguruar mjetin për daljet jashtë vendit

Nga SCAN TV
Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil - Janar-gusht,

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Rreth 312 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë territorit të vendit me mjetet e tyre personale, kanë marrë kartonin jeshil. Kjo tendencë tregon një rritje të dukshme në numrin e shqiptarëve që preferojnë të udhëtojnë me automjetin e tyre, një vendim që ka sjellë përfitime të ndjeshme për sektorin e sigurimeve.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, kompanitë e sigurimeve kanë arritur të rrisin të ardhurat e tyre gjatë 8-mujorit të parë të vitit me 1.86% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, primet e shkruara bruto përmes kartonit jeshil arritën në një shifër 1.25 miliardë lekësh. Këto të dhëna mbështeten edhe nga shifrat e Institutit të Statistikave, i cili tregon se, gjatë periudhës janar-gusht, numri i daljeve të shqiptarëve nga territori i vendit ka arritur në 5.3 milionë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit është rritur me 700 mijë. Nga ana tjetër garancia që pronari i automjetit duhet të paguajë për dëmet që mjeti i tij mund të shkaktojë jashtë shtetit ku është regjistruar është rreth 40 euro.

Duke e llogaritur këtë nëpërmjet një formule të thjeshtë, që kombinon totalin e primeve bruto me daljet e shqiptarëve nga territori, rezulton se 312 mijë nga 5.3 milion shtetas të dalë janë pajisur me kartonin jeshil, një dokument kyç për udhëtimet e sigurta jashtë vendit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

  Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat