Shqipëria Postuar më 7 Tetor 2024, 18:38

Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për importin e mallrave nga Serbia

Nga SCAN TV
Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për importin e mallrave nga

Qeveria e Kosovës vendosi të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Masa erdhi pas shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, konfirmoi të hënën se qeveria do të lejojë hyrjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet vendkalimit kryesor kufitar në Merdarë. “Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar, derisa të na vijnë skanerët. Në momentin që na vijnë skanerët atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por derisa nuk na vijnë skanerët ne do ta hapim një pikë kufitare e cila do ta ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë masa të sigurisë”, tha kryeministri Kurti gjatë një konference për shtypin.

Qeveria e Kosovës ndaloi importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pas situatës së krijuar me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha të hënën se vendimi i Kosovës për heqje e ndalesës për mallrat nga Serbia largon tensionin që ka ekzistuar për kohë të gjatë. Ai shtoi se mbështet secilin veprim që ndikon në përmirësim të kushteve të jetesës për serbët në Kosovë duke vënë thënë te përpjekjet e diplomacisë gjermane që ta vë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s.

Diplomacia perëndimore, sidomos Gjermania i kanë kërkuar në vazhdimësi qeverisë së Kosovës heqjen ndalesës duke theksuar se ajo është kundër parimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, të njohur si CEFTA, ku bën pjesë edhe Kosova.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat