Hungaria, me çmimin me të ulët të energjisë në Evropë - Politika e kufizimit të tarifave mbron konsumatorët nga kriza energjetike

Kristi Ceta/SCAN
Qytetarët hungarezë kanë paguar më së paku për gaz dhe energji elektrike në të gjithë Evropën në shtator, falë politikës së qeverisë për kufizimin e çmimeve të shërbimeve komunale, njoftoi komisioneri i qeverisë hungareze Szilard Nemeth.
Sipas tij, gazi natyror është katër herë më i shtrenjtë në Pragë, trefish në Varshavë, dy herë e gjysmë më shumë në Bratislavë dhe Bukuresht.
Duke marrë parasysh edhe vendet nordike si Suedia, Nemeth ka deklaruar se banorët e Stokholmit paguajnë 13 herë më shumë për gaz natyror sesa qytetarët e Budapestit.
Për sa i përket energjisë elektrike, konsumatorët çekë paguajnë katër herë më shumë, polakët gati dy herë e gjysmë më shumë, sllovakët dyfish dhe rumunët një herë e gjysmë më shumë se hungarezët.
Çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë e paguajnë qytetarët gjermanë dhe është gati katër herë e gjysmë më i lartë se në Budapest.
Vendimi i qeverisë hungareze për të kufizuar çmimet e shërbimeve komunale u prezantua në gusht 2012 dhe mbrojti me sukses familjet nga ndikimi negativ i krizës energjetike të shkaktuar nga lufta dhe sanksionet, sipas zyrtarëve vendas.
Në Hungari, tarifat e energjisë elektrike dhe gazit për familjet mbahen në të njëjtin nivel, kështu që kur kostot e transportit dhe shpërndarjes së furnizuesve rriten dhe duhet të pasqyrohen në tarifë, çmimi i energjisë ose gazit duhet të bjerë në të njëjtën kohë, që totali të mos ndryshojë.

Gjermania pret tjetër recesion në 2024 - Qeveria, optimiste për të filluar rimëkëmbjen vitin e ardhshëm
Kristi Ceta/SCAN Qeveria gjermane ka ulur parashikimin e saj dhe tani pret që ekonomia më e madhe e Evropës të tkurret për të dytin vit radhazi, ndërsa......

Shtrenjtohen çmimet globale të ushqimeve - Indeksi u rrit ndjeshëm për sheqerin, vajrat bimore, drithërat e bulmetin
Kristi Ceta/SCAN Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm në shtator, me ritmin më të shpejtë që nga marsi i vitit 2022, njoftoi Organizata e......

Kosovë, nga tetori pensionet rriten me 20%/Ministri Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues
Qeveria e Kosovës ka vendosur rritjen e pensioneve me 20 për qind duke nisur nga 1 tetori. Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media së......

Serbia e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje për gazin
Serbia do të marrë furnizim me gaz natyror përmes ndërtimit të një linje interkonjeksioni Maqedoni e Veriut-Greqi. Lajmin e bëri të ditur kryeministri......

Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për importin e mallrave nga Serbia
Qeveria e Kosovës vendosi të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Masa erdhi pas shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë......

Marrëveshja me bashkitë për legalizimet/ Drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore
https://youtu.be/pTOzuWzFzxk?si=5pfY2HCGO7jGJ02O Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe......

Viti më i thatë për lumenjtë në botë në 33 vjet: Organizata Botërore Meteorologjike bën thirrje për veprim!
Edel Strazimiri / SCAN Viti i kaluar ishte viti më i thatë për lumenjtë globalë në 33 vjet, paralajmëron një raport i ri i koordinuar nga Organizata......

49 mijë fermerë përfituan subvencione - AZHBR: U financuan 1,7 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve
Ernilda Luzi/Scan Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më......