Shtrenjtohen çmimet globale të ushqimeve - Indeksi u rrit ndjeshëm për sheqerin, vajrat bimore, drithërat e bulmetin

Kristi Ceta/SCAN
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm në shtator, me ritmin më të shpejtë që nga marsi i vitit 2022, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Indeksi botëror i çmimeve të ushqimeve për muajin shtator është 124.4 pikë, që paraqet një rritje prej tre për qind krahasuar me gushtin, sipas të dhënave zyrtare. Por shifra mbeti 22.4 për qind nën kulmin e arritur në mars 2022, pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Rezultati është pasojë e rritjes së indeksit në të gjitha kategoritë, pasi u shënua rritje e njëkohshme e çmimit të sheqerit, vajrave bimore, drithërave, produkteve të qumështit dhe mishit.
Vlera e indeksit të çmimit të sheqerit u rrit 10.4 për qind në 125.7 pikë në muaj, kryesisht për shkak të motit të thatë dhe zjarreve në fund të gushtit në Brazil, qw dwmtuan të korrat e kallam sheqerit.
Ndërsa indeksi i çmimeve të vajrave bimorë u rrit me 4.6 për qind në muaj, në 142.4 pikë dhe tani është më i larti që nga fillimi i vitit 2023. Çmimet ndërkombëtare të vajit të palmës u shtrenjtuan për të katërtin muaj radhazi, si dhe çmimi i vajit të lulediellit e të sojës.
Vlera e indeksit të çmimeve të drithit në shtator ishte në nivelin 113.5 pikë, që është tre për qind më shumë se në muajin gusht, veçanërisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në disa vende që janë eksportuesit kryesorë të drithërave.
Vlera mesatare e indeksit të çmimeve të produkteve të bulmetit u rrit me 3.8 për qind në 136.3 pikë dhe indeksi i çmimit të mishit me 0.4 për qind në 119.6 pikë.
Sondazh

Kosovë, nga tetori pensionet rriten me 20%/Ministri Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues
Qeveria e Kosovës ka vendosur rritjen e pensioneve me 20 për qind duke nisur nga 1 tetori. Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media së......

Serbia e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje për gazin
Serbia do të marrë furnizim me gaz natyror përmes ndërtimit të një linje interkonjeksioni Maqedoni e Veriut-Greqi. Lajmin e bëri të ditur kryeministri......

Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për importin e mallrave nga Serbia
Qeveria e Kosovës vendosi të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Masa erdhi pas shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë......

Marrëveshja me bashkitë për legalizimet/ Drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore
https://youtu.be/pTOzuWzFzxk?si=5pfY2HCGO7jGJ02O Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe......

Viti më i thatë për lumenjtë në botë në 33 vjet: Organizata Botërore Meteorologjike bën thirrje për veprim!
Edel Strazimiri / SCAN Viti i kaluar ishte viti më i thatë për lumenjtë globalë në 33 vjet, paralajmëron një raport i ri i koordinuar nga Organizata......

49 mijë fermerë përfituan subvencione - AZHBR: U financuan 1,7 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve
Ernilda Luzi/Scan Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më......

A po rimëkëmbet euro? - Me mbarimin e efektit sezonal, fillon të “zbutet” forcimi i mëtejshëm i lekut
Ledina Elezi/SCAN Monedha evropiane ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë edhe në javën e parë të tetorit, por duke fituar një farë......

Bizneset, në “garë” për importin e pajisjeve - Duhet të prenotojnë kuotat për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë
Ola Mitre / SCAN Çdo vit në Shqipëri do lejohet të importohet vetëm një sasi e caktuar frigoriferësh apo kondicionerësh. Kjo, pasi këto pajisje......