Nga cili shtet importojmë më shumë makina? - DPSHTRR: Rriten regjistrimet e mjeteve të gjeneratës së fundit

Ernilda Luzi/ Scan
Shqiptarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina nga Korea. Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator 2024, origjina e mjeteve të importuara kryesohet nga Republika e Koresë me 19,2%, Italia me 18%, Gjermania me 17,2%, Zvicra me 9%, SHBA me 6.8% dhe Kina me 5.6%.
Referuar statistikave të publikuara, rinovimi i flotës është gjithashtu një trend në rritje, me 12,282 mjete të gjeneratës së fundit që kanë 0-3 vite përdorim, me një rritje prej 153% regjistrime krahasuar me periudhën janar-shtator 2019, e ndërkohë 45% regjistrime më shumë se në vitin 2023. Kjo tregon se flota e mjeteve aktive po pasurohet me mjete të gjeneratës së fundit, që janë më pak ndotëse.
Gjatë kësaj periudhe janë çregjistruar 5,147 mjete, një rritje prej 13.9% krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në shtator 2024 raportohen 939,780 mjete aktive, pra 38.9% më shumë krahasuar me 2020 dhe 8.3% më shumë krahasuar me 2023.
Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7 % e totalit janë autovetura, me rritje 107% regjistrime krahasuar me janar-Shtator 2019 dhe 36% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkaq DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrolle periodike të mjetit që posedojnë dhe përpara se të importojnë një mjet të kryejnë “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

“IA” po zëvendëson njerëzit në Japoni - Mungesa e fuqisë punëtore nxit përdorimin e inteligjencës artificiale
Kristi Ceta/SCAN Një sërë kompanish japoneze kanë filluar së fundmi të përdorin inteligjencën artificiale për të plotësuar rolet e nevojshme të......

Hungaria, me çmimin me të ulët të energjisë në Evropë - Politika e kufizimit të tarifave mbron konsumatorët nga kriza energjetike
Kristi Ceta/SCAN Qytetarët hungarezë kanë paguar më së paku për gaz dhe energji elektrike në të gjithë Evropën në shtator, falë politikës së qeverisë......

Gjermania pret tjetër recesion në 2024 - Qeveria, optimiste për të filluar rimëkëmbjen vitin e ardhshëm
Kristi Ceta/SCAN Qeveria gjermane ka ulur parashikimin e saj dhe tani pret që ekonomia më e madhe e Evropës të tkurret për të dytin vit radhazi, ndërsa......

Shtrenjtohen çmimet globale të ushqimeve - Indeksi u rrit ndjeshëm për sheqerin, vajrat bimore, drithërat e bulmetin
Kristi Ceta/SCAN Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm në shtator, me ritmin më të shpejtë që nga marsi i vitit 2022, njoftoi Organizata e......

Kosovë, nga tetori pensionet rriten me 20%/Ministri Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues
Qeveria e Kosovës ka vendosur rritjen e pensioneve me 20 për qind duke nisur nga 1 tetori. Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media së......

Serbia e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje për gazin
Serbia do të marrë furnizim me gaz natyror përmes ndërtimit të një linje interkonjeksioni Maqedoni e Veriut-Greqi. Lajmin e bëri të ditur kryeministri......

Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për importin e mallrave nga Serbia
Qeveria e Kosovës vendosi të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Masa erdhi pas shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë......

Marrëveshja me bashkitë për legalizimet/ Drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore
https://youtu.be/pTOzuWzFzxk?si=5pfY2HCGO7jGJ02O Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe......