Bashkitë “refuzojnë” paratë për përmbytjet dhe zjarret - Rama: Skandaloze, ka njësi që nuk kanë marrë kokërr leku

Elisabeta Dosku/ SCAN
Pavarësisht fondit në dispozicion për emergjencat civile, që përdoret nga bashkitë në raste përmbytjesh, zjarresh, apo për shërbimet sociale, një pjesë e mirë e njësive nuk kanë përfituar asnjë qindarkë, për shkak se nuk kanë aplikuar. Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si skandaloze këtë situatë, në kushtet kur nevojat e njësive të vetëqeverisjes vendore janë dhe më të larta se fondet në dispozicion.
“Ne kemi vënë fonde në dispozicion dhe ka bashki që s’kanë marrë kokërr leku se nuk kanë çuar një projekt, kjo është skandaloze. 31 mijë persona shërbehen nga ky fond, është e paimagjinueshme që mos absorbohet ky fond kur nevojat që ju keni janë shumë më të mëdha se sa mund të mbulojnë këto shuma. Me çfarë merreni ju? Nuk arrij ta kuptoj. Aty ku ka vëmendje dhe përqendrim këto fonde nuk mjaftojnë, aty ku s’ka nuk kërkohen.
Nga ana tjetër, kryeministri u ndal edhe në procesin e legalizimeve, duke i nxitur bashkitë që të mos krijojnë asnjë pengesë për qytetarët.
“Kemi shtruar të gjithë rrugën për akses në legalizime, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të bëhet shumë më i lehtë dhe shumë më pak i penguar nga ngarkesa e madhe e kadastrës. Çfarë presim që ta përshpejtojmë këtë proces? Bashkia më e suksesshme me tërmetin, bashkia e Shijakut është model për procesin e legalizimeve. Nuk po ju them të arrini Shijakun, por luftoni për vendin e dytë. Tek legalizimet duhet shumë fokus, nuk ka justifikim.”
Fondi i kushtëzuar për mbrojtjen civile për vitin 2024 ka qenë në vlerën e 8 milionë eurove, dhe aktualisht 60 % fondit është në dispozicion, i pa shfrytëzuar, për këtë arsye u bëhet apel bashkive që të aplikojnë dhe ta përdorin për dëmshpërblimet që mund të nevojiten si pasojë e përmbytjeve. Po ashtu bashkitë nxiten të aplikojnë edhe për fondin social, pasi aplikimet do të jenë të hapura deri më 25 tetor.
Sondazh

Kryeministri Rama, takim me kryebashkiakët - U kërkon më shumë impenjim për emergjencat dhe shërbimet publike
Gjatë një takimi me krerët e njësive vendore, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar më shumë impenjim në drejtim të emergjencave, si dhe shërbimeve......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 80.81 mld lekë
Ola Mitre / SCAN Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 8 - mujorit të......

Eurodeputetët kundërshtojnë shkurtimet e programeve të BE-së - Kërkojnë rritje të buxhetit për vitin 2025
Edel Strazimiri / SCAN Eurodeputetët në komitetin e buxhetit të Parlamentit Europian kanë kundërshtuar propozimet për shkurtime të programeve historike......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.5 lekë dhe 3është shitur me 90.5......

“Zhvilloni turizmin e qëndrueshëm!” - Holzmann: Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në rajon
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria duhet të përqendrohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kjo ishte një nga rekomandimet e Guvernatorit të Bankës......

Mekanik dhe hidraulik me 600 euro/muaj nga Filipinet - Aga: Punonjësit e huaj i kursejnë biznesit të paktën 120 euro për pozicion
Elisabeta Dosku/ SCAN Mungesa e fuqisë punëtore në vend po zgjidhet nga ana e bizneseve përmes punonjësve të huaj, të cilët rezultojnë se kushtojnë......

Nga cili shtet importojmë më shumë makina? - DPSHTRR: Rriten regjistrimet e mjeteve të gjeneratës së fundit
Ernilda Luzi/ Scan Shqiptarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina nga Korea. Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të......

“IA” po zëvendëson njerëzit në Japoni - Mungesa e fuqisë punëtore nxit përdorimin e inteligjencës artificiale
Kristi Ceta/SCAN Një sërë kompanish japoneze kanë filluar së fundmi të përdorin inteligjencën artificiale për të plotësuar rolet e nevojshme të......