Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2024, 11:28

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 80.81 mld lekë

Nga SCAN TV
Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të

Ola Mitre / SCAN

 

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 8 - mujorit të parë këtij viti, në raport me dhjetorin e vitit 2023. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit gusht arriti në 80.81 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023.

Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, kryesisht nga klientët familjarë dhe biznese. Ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore, si dhe i klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.

Kështu, stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u ul në 45.05 mld lekë, nga 45.4 mld lekë, ndërkohë që për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 11.26 mld lekë, nga 11.69 mld lekë që ishte në fund të vitit që shkoi. Gjithsesi, në raport me 6-mujorin e parë të këtij viti vihet re një rritje e faturave të papaguara të energjisë nga këto 2 kategori klientësh.

Ndërkaq, për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të gushtit arriti në 4.93 mld lekë, nga 4.83 mld lekë që ishte 8 muaj më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.56 mld lekë në fund të gushtit, nga 18.96 mld lekë që ishin ne fund të vitit 2023.

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e  djeshme teksa është blerë sot me 89.5 lekë dhe 3është shitur me 90.5......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat