Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2024, 10:10

“Zhvilloni turizmin e qëndrueshëm!” - Holzmann: Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Nga SCAN TV
“Zhvilloni turizmin e qëndrueshëm!” - Holzmann:

Ledina Elezi/SCAN

 

Shqipëria duhet të përqendrohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kjo ishte një nga rekomandimet e Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë, Robert Holzmann, gjatë një takimi të përbashkët me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sipas Holzmann, turizmi i qëndrueshëm jo vetëm që sjell përfitime për mjedisin, por gjithashtu përforcon komunitetet vendase dhe siguron rritjen ekonomike afatgjatë. Ai u shpreh se Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon, kjo falë politikave të duhura monetare të ndjekura nga Banka Qendrore.

Midis dy vendeve tona ka një bashkëpunim të ngushtë politik dhe ekonomik. Dëshmi e këtij bashkëpunimi janë investimet e huaja direkte të Austrisë të cilat përfaqësojnë rreth 6% të totalit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, me një kontribut të dukshëm në sektorin financiar, por edhe mbështetja që shteti austriak ka dhënë për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Gjatë kësaj vizite zyrtare, Guvernatori Holzmann vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Nga ana tjetër, Guvernatori Sejko theksoi se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, SEPA. Gjatë prezantimit të zhvillimeve në sektorin bankar, Sejko nënvizoi se Banka Qendore në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash që synojnë zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat