Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2024, 12:46

Kreditë afatgjata, më të preferuarat nga qytetarët - Arrin në 495 mld lekë vlera e tyre. Rritje me 3.3% vetëm në muajin gusht

Nga SCAN TV

Ledina Elezi/SCAN

 

Deri në fund të muajit gusht, totali i huasë ka arritur në gati 800 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me 1.8% krahasuar me korrikun dhe një rritje prej 12% vlerësuar me muajin gusht të vitit të kaluar.

Por, çfarë kredish zgjodhën individët dhe bizneset?

Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, lloji më i preferuar i huasë për qytetarët dhe bizneset ka qenë ajo afatgjatë mbi 5 vjet, me një total prej 495 miliardë lekësh. Ndërsa huaja afatshkurtër deri në një vit kap një vlerë prej 186 miliardë lekësh dhe ajo afatmesme mbi 1 vit deri në 5 vjet, vetëm 117 miliardë.

E thënë ndryshe, rreth 62% e totalit të huasë në lekë është kredi afatgjatë, 15% e përbën kredia afatmesme dhe rreth 23% e shumës së përgjithshme llogaritet të jetë kredi afatshkurtër. Si huaja afatshkurtër, ashtu dhe ajo afatmesme kanë pësuar një rënie të lehtë të vlerës në krahasim me muajin korrik, ndërsa kredia afatgjatë është rritur me 3.3%.

Kreditë afatgjata, të tilla si ato hipotekore, shoqërohen me këste më të ulëta mujore në krahasim me kreditë afatshkurtra, duke i bërë ato më të përballueshme dhe të menaxhueshme. Kjo kredi preferohet sidomos në rastin e kryerjes së blerjeve të mëdha, si për shembull blerje banese, ku individët duan të shpërndajnë koston në një periudhë të gjatë kohore.

Nga ana tjetër, kreditë afatshkurtra dhe afatmesme janë më të përshtatshme për plotësimin e nevojave të menjëhershme dhe afatshkurtra, sesa për investime të rëndësishme afatgjata. Për shembull, bizneset mund të përdorin kredi afatshkurtra për menaxhimin e kapitalit qarkullues ose realizimin e inventarit sezonal, sesa për blerjen e aktiveve afatgjata si prona apo pajisje.

Shqipëria 8 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e  djeshme teksa është blerë sot me 89.5 lekë dhe 3është shitur me 90.5......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat