Çmimet e konsumit, në nivelin më të ulët që nga qershori 2021- Ushqimet dhe energjia mbajnë peshën kryesore në rritjen e çmimeve

Armela Duka /SCAN
Niveli i çmimeve në vend ka vijuar një rënie graduale në muajin shtator, duke u ulur në 1.9%, krahasuar me 2% në gusht dhe 2.1% në korrik, sipas të dhënave të INSTAT. Ky nivel çmimesh është më i ulëti që nga muaji qershor i vitit 2021, ku indeksi i çmimit të konsumit vlerësohej në 1.6%.
Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe është ndikuar nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike", i cili kontribuoi me 0.94 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme. Grupi "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" ndikoi gjithashtu pozitivisht me 0,3 pikë përqindje.
Përveç grupeve kryesore si ushqimi dhe energjia, ndikime pozitive janë konstatuar edhe në grupet si "Mobilje, pajisje shtëpiake me 0.26 pikë përqindje dhe "Pije alkoolike dhe duhan" me 0.17 pikë përqindje. Në të kundërt, sektori i transportit ka pasur një ulje të lehtë, duke kontribuar negativisht me 0.28 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.6 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.7 %. Ndërsa kategoritë si “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, dhe Hotele, kafene dhe restorante pësuan rritje me 1.9 % dhe 1.8 % përkatësish. Ndërsa, për grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” “Shëndeti”, “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” rritja varion nga 0.8% në 1.1%.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4.5 %.
Në rritjen e grupit të ushqimeve kanë ndikuar “zarzavatet përfshirë patatet” që u rritën me 6.5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4.6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.9 %, “mish” me 3.4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 3%, etj.
Sondazh

Punonjësit e vjetër, të diferencuar nga të rinjtë? - Eksperti Muça: Për ata ekzistues duhet të ketë rritje page 5-10% në vit
Diamila Leka/ SCAN Kompanitë e mëdha rekrutojnë punonjës në mënyrë të vazhdueshme, kjo në raport edhe me largimet e punonjësve. Por, sipas studimeve......

“Të përmirësohen auditimet e KLSH për koncesionet e PPP-të” - Debate për rezolutën e vitit 2024. Kuvendi nuk e ka miratuar ende
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 po shkon drejt mbylljes, por Kuvendi nuk ka miratuar ende rezolutën për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me kërkesat që duhet......

Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? - Familjet me arsim të lartë konsumuan 30 mijë lekë/muaj më shumë se ato me arsim 8/9 vjeçar
Xhorxhina Deda/SCAN Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më......

80.5 mln euro lëndë drusore e djegur! - Në 9 muaj u shkrumbuan 46 mijë hektarë. Shifra më e lartë në 12 vite
Hamit Yzeiraj/SCAN Temperaturat përvëluese që na shoqëruan kryesisht përgjatë periudhës korrik-gusht, apo dhe zjarrvëniet me qëllim kanë shkaktuar dëme......

Kreditë afatgjata, më të preferuarat nga qytetarët - Arrin në 495 mld lekë vlera e tyre. Rritje me 3.3% vetëm në muajin gusht
Ledina Elezi/SCAN Deri në fund të muajit gusht, totali i huasë ka arritur në gati 800 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me 1.8% krahasuar......

Bashkitë “refuzojnë” paratë për përmbytjet dhe zjarret - Rama: Skandaloze, ka njësi që nuk kanë marrë kokërr leku
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht fondit në dispozicion për emergjencat civile, që përdoret nga bashkitë në raste përmbytjesh, zjarresh, apo për......

Kryeministri Rama, takim me kryebashkiakët - U kërkon më shumë impenjim për emergjencat dhe shërbimet publike
Gjatë një takimi me krerët e njësive vendore, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar më shumë impenjim në drejtim të emergjencave, si dhe shërbimeve......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 80.81 mld lekë
Ola Mitre / SCAN Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 8 - mujorit të......