Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2024, 13:20

Punonjësit e vjetër, të diferencuar nga të rinjtë? - Eksperti Muça: Për ata ekzistues duhet të ketë rritje page 5-10% në vit

Nga SCAN TV
Punonjësit e vjetër, të diferencuar nga të rinjtë? -

Diamila Leka/ SCAN

 

Kompanitë e mëdha rekrutojnë punonjës në mënyrë të vazhdueshme, kjo në raport edhe me largimet e punonjësve. Por, sipas studimeve mendohet që largimet janë si pasojë e pakënaqësive si mungesa e mundësive për avancim përsa i përket rritjes profesionale, menaxhimi i punës, konkurrenca etj. Sipas ekspertit të punës Erion Muça, diferencimi mes punonjësve është një arsye që ata largohen apo të ulin rendimentin e punës.

“Trajtimet e diferencuara të punonjësve në punë, kur mungon sidomos strukturimi dhe organigrama e brendshmenë spiërmarrjet e ndryshme, ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre spiërmarrjeve pasi bëhen shkas për pakënaqësi dhe konflikte mes punonjësve me njëri-tjetrin, bëhen shkasë për demotivimin e punonjësve në shumë përvoja kur ndjehen të trajtuar njëlloj, sikur të ishin të rinj që sapo kanë filluar punën në atë lloj sipërmarrje. Gjë që ndikon edhe në rendimentin e sipërmarrjes nga puna e këtij punonjësi. Bën që edhe në mënyrë instiktive dhe intuitive, jo shumë të qëllimtë në disa raste punonjësi të uli angazhimin ndaj punës që ka dhe rrjedhimisht, mund të mos jetë aq efiçient në realizimin e proceseve të detyrave që ka, duke krijuar një situatë të ecurisë së përgjithshme të sipërmarrjes jo aq të favorshme në plotësim të qëllimeve dhe objektivave.”

Por një fenomen që ndodh në sipërmarrjet e mëdha është ardhja e punonjësve të rinj, gjë e cila sipas ekspertit Muça shihet me skepticizëm përsa i përket caktimit të pagës.

“Niveli i pagave në Shqipëri nuk është mbi bazë pozicioni pune në hierarkinë e funksionimit të një sipërmarrje, po është mbi bazë diskutimi dhe negocimi personal ku punonjësi sipas pritshmërive dhe pretendimit vetë kërkon aq sa ai mendon ndaj sipërmarrjes dhe sipërmarrësi duke pasur ca instrumenta dhe indikatorë që në shumicën e rasteve janë subjektivë e përcakton ose jo mundësinë që ky punonjës të fillojë punën me një pagë të lartë lidhur me mënyrën sesi punonjësit e vjetër duhet të trajtohen kjo përcaktohet në instrumentat e promovimit të brendshëm që duhet të ketë një sipërmarrje ku vjetërsia në punë është një nga elementët  e rëndësishëm.”

Sipas Muçës, për punonjësit e vjetër, paga duhet të rritet çdo vit me të paktën 5-10% në mënyrë automatike dhe duhet të jetë minimalisht 2-3 fish më e lartë sesa përqindja e inflacionit në nivel kombëtar që të mund të quhet rritje e pranueshme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat