Projeksioni/ Në 2024, qeveria do të rrisë ndjeshëm huamarrjen brenda.50 miliardë lekë bono e obligacione. Borxhi bie nën 60 %

Shqipëria parashikon një nivel borxhi publik nën 60 % për vitin 2024. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, projeksionet e qeverisë janë që niveli i borxhit publik të jetë 59.8 % duke arritur pas shumë vitesh që të vendosë nivelin e borxhit në atë që konsiderohet si niveli optimal për ekonominë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Por ndërsa ul nivelin e borxhit publik, qeveria shqiptare ka planifikuar që gjatë vitit të ardhshëm të rrisë ndjeshëm borxhin në tregun e brendshëm duke qenë se nuk është planifikuar dalja në tregjet ndërkombëtarem raporton SCAN.
Huamarrja e brendshme gjatë vitit 2024 planifikohet në një vlerë prej 50 miliardë lekë, vlerë më e lartë kjo se huamarrja e brendshme në vitin 2023, në kushte ku parashikohet që gjatë vitit 2024 nuk do të jetë e nevojshme të dilet në tregje ndërkombëtare.
Huamarrja e re në tregun e brendshëm pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke ju përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt.
Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024.
Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 36.6 miliardë lekë, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative.
Duke marrë në konsideratë deklaratat dhe vendimet e fundit të Rezervës Federale dhe BQE, këto institucione mund të vijojnë ndjekjen e politikave monetare shtrënguese edhe për të paktën vitin 2023 dhe kjo mund të vijojë edhe në fillimin e vitit 2024, si rrjedhojë mund të pritet një rritje e mëtejshme e normave të interesit në tregun e huaj.
Në këto kushte, kostot për njësi të borxhit të huaj dhe atij të brendshëm, pritet të shënojnë rritje të mëtejshme krahasuar me vitin 2023, konkretisht për borxhin e jashtëm nga 3.4% në 4.3% dhe për borxhin e brendshëm parashikohet një rritje nga 4% në 4.4%. Për rrjedhojë, shpenzimet për interesa të borxhit, gjatë vitit 2024 janë planifikuar me një rritje prej rreth 9.8 miliardë lekë. Për sa i përket ripagesave të borxhit të jashtëm (principali), në vitin 2024 planifikohen të jenë në vlerën 52.1 miliardë lekë
Sondazh

Buxheti i bujqësisë 2024, ku do të shkojnë paratë ! Rritet numri i përfituesve për naftën dhe subvencionet
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë përcaktuar edhe prioritetet për bujqësinë në periudhë afatmesme. Në vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e të......

Inflacioni “çmend” akcizat, i rrit +11,5 %, Ministria ndryshon ligjin! Vendoset një vlerë kufi prej 1.5%, efekti në buxhetin e shtetit rreth 1.5 miliardë lekë
Niveli shumë i lartë i inflacionit ka detyruar Ministrinë e Financave të ndërhyjë në ligjin aktual të akcizave. Ky ligj indekson çdo dy vjet disa tarifa të......

Tatimi mbi të ardhurat, formulë e re e llogaritjes së penaliteteve! 10 mijë lekë gjobë ata që vonojnë dokumentacionin për shmangien e tatimit të dyfishtë
Nga 1 janari 2024, subjektet që nuk paguajnë në kohë këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale do të përballen me penalitete më......

Zbardhet projekt-buxheti/ Si do të ndahen paratë në 2024! Pagat rritje nga 1 korriku, pensionet indeksohen. Pronarët 5 mld lekë
Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike rreth 3.8 % vitin e ardhshëm, nga 3.7 % që e parashikon për këtë vit. Ky është projeksioni i buxhetit të......

Zbardhet Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për mëshqerrat e bletët! Shqipëria stimulon importin e insekteve që zëvëndësojnë pesticidet
Qeveria ka parashikuar këtë vit që të shtojë disa përjashtime të reja nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Iniciativa në thelb synon jo vetëm të stimulojë por edhe......

Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit
Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i......

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......