Zbardhet projekt-buxheti/ Si do të ndahen paratë në 2024! Pagat rritje nga 1 korriku, pensionet indeksohen. Pronarët 5 mld lekë
Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike rreth 3.8 % vitin e ardhshëm, nga 3.7 % që e parashikon për këtë vit. Ky është projeksioni i buxhetit të dorëzuar në Kuvend për vitin 2024.
Vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar rritjen e pagave për administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024, me një faturë 11 miliardë lekë më shumë. Po ashtu, parashikohet indeksimi i pensioneve dhe bonusi i fundvitit për pensionistët që janë përkatësisht 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë. Për kompensimin e pronarëve janë llogaritur 5 miliardë lekë dhe për ish të përndjekurit 1.2 miliardë lekë, raporton SCAN.
Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% të PBB të rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022.
Në vitin 2024, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 674.7 miliardë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 633.7 miliardë lekë dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 447 miliardë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet për sigurimin shoqëror dhe sigurimin shëndetësor, planifikohen të jenë 156.7 miliardë lekë.
Krahasuar me të pritshmin e vitit 2023, të ardhurat totale të buxhetit rriten +19.5 miliardë lekë.
Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e PBB.

Zbardhet Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për mëshqerrat e bletët! Shqipëria stimulon importin e insekteve që zëvëndësojnë pesticidet
Qeveria ka parashikuar këtë vit që të shtojë disa përjashtime të reja nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Iniciativa në thelb synon jo vetëm të stimulojë por edhe......

Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit
Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i......

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......

Tokat bujqësore përfshihen në sistem digjital - Shmangen mospërputhjet mes hartave, gati për taksën e re
Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. Ky program parashikon krijimin e një sistemi......

Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? - Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në......

Rritja e çmimit të energjisë për HEC-et - Shoqata kërkon aplikimin që nga janari, “rrëzohet” nga ERE
Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, mbi kohën e aplikimit të rritjes së çmimit me të cilin qeveria......

Nga 1 janari qymyri në Shqipëri do kushtojë më shtrenjtë - Pritet rritja me 0,5 lekë/kg e taksës së karbonit. Në vitin 2030 arrin 15,3 lekë/kg
Ndryshimet klimaterike dhe impakti negativ i tyre mbi klimën dhe mjedisin konsiderohen nga Bashkimi Europian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, ndër......