Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit

Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i përket borxhit të jashtëm. Në analizën që i bën risqeve të borxhit, Ministria e Financave vlerëson në rënie dy komponentët e tjerë të rreziqeve që mund të cënojnë treguesit e borxhit publik, riskun e rifinancimit dhe riskun e normave të interesit, duke vlerësuar në rritje vetëm riskun e kursit të këmbimit.
Në dokumentin ku analizon treguesit e riskut, Ministria e Financave vlerëson në 46.2% riskun e kursit të këmbimit për tremujorin e tretë të këtij viti. Dy tremujorët e mëparshëm, risku i kursit të këmbimit për borxhin në valutë të huaj vlerësohej në 46.2%. Për vitin 2022, treguesi i riskut të kursit të këmbimit ishte 46.8%. bie në sy që Ministria e Financave e llogarit vlerën e borxhit të jashtëm me kursin 106.63 lekë në raport me monedhën evropiane. Për vitin 2022, llogaritjet bëhen me vlerën e euros 114.23 lekë.
E kundërta ka ndodhur me dy komponentët e tjerë, riskun e rifinancimit, si dhe riskun e normave të interesit, që të dy të llogaritur për portofolin e Borxhit të Brendshëm të Qeverisë Qendrore Buxhetore. Treguesi i riskut të financimit ka rënë në 47.6% nga përkatësisht 50.9% dhe 51.9% për dy tremujorët e mëparshëm. Po ashtu, për tremujorin e tretë të vitit ka rënë në 48.4% treguesi i riskut të normave të interesit nga përkatësisht 51.8% dhe 52.9% në dy tremujorët e mëparshëm.
Aktualisht, për nëntë muajt e parë të vitit, totali i borxhit publik të shtetit shqiptar rezulton 1,39 trilionë euro. I matur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, Borxhi publik rezulton sa 64.01 % e PBB-së. Borxhi i jashtëm për nëntëmujorin raportohet nga Ministria e Financave sa 29.53% e Produktit të brendshëm Bruto, në rënie të fortë krahasuar me vitin e shkuar, kur ishte sa 30.2% e PBB-së.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......

Tokat bujqësore përfshihen në sistem digjital - Shmangen mospërputhjet mes hartave, gati për taksën e re
Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. Ky program parashikon krijimin e një sistemi......

Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? - Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në......

Rritja e çmimit të energjisë për HEC-et - Shoqata kërkon aplikimin që nga janari, “rrëzohet” nga ERE
Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, mbi kohën e aplikimit të rritjes së çmimit me të cilin qeveria......

Nga 1 janari qymyri në Shqipëri do kushtojë më shtrenjtë - Pritet rritja me 0,5 lekë/kg e taksës së karbonit. Në vitin 2030 arrin 15,3 lekë/kg
Ndryshimet klimaterike dhe impakti negativ i tyre mbi klimën dhe mjedisin konsiderohen nga Bashkimi Europian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, ndër......

Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti - Mete: Do të alokojmë fonde edhe në vitin 2024
Buxheti i shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë......

Ujëmbledhës i ri në Kaskadën e Devollit - Ndryshimet e koncesionit, Braçe: Të futen detyrime për veprat vaditëse të tokave bujqësore
Shoqëria “Devoll Hydropower” do kryejë studime shtesë për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll. Shtesa e......