Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? - Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, përfshirë këtu edhe pensionistët.
Referuar draftit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë si dhe për pensionistët.
Por sa pensionistë përfitojnë nga ky projektligj?
Sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë.
Pra e thënë ndryshe, aktualisht 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit. Vetëm nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë, kategorisë së pensionistëve do t’u kursehet në total një shumë prej 133 milionë lekësh në vit.
Në projektligjin e ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikohet edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.
Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.
Sipas draftit zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70% deri në vitin 2023.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rritja e çmimit të energjisë për HEC-et - Shoqata kërkon aplikimin që nga janari, “rrëzohet” nga ERE
Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, mbi kohën e aplikimit të rritjes së çmimit me të cilin qeveria......

Nga 1 janari qymyri në Shqipëri do kushtojë më shtrenjtë - Pritet rritja me 0,5 lekë/kg e taksës së karbonit. Në vitin 2030 arrin 15,3 lekë/kg
Ndryshimet klimaterike dhe impakti negativ i tyre mbi klimën dhe mjedisin konsiderohen nga Bashkimi Europian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, ndër......

Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti - Mete: Do të alokojmë fonde edhe në vitin 2024
Buxheti i shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë......

Ujëmbledhës i ri në Kaskadën e Devollit - Ndryshimet e koncesionit, Braçe: Të futen detyrime për veprat vaditëse të tokave bujqësore
Shoqëria “Devoll Hydropower” do kryejë studime shtesë për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll. Shtesa e......

“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin - Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave edhe sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator......

Mali i Zi përparon në garën për anëtarësim në BE!
Kryeministri i betuar rishtazi i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se vendi i tij ka "përparuar më tej" në rrugën për t'u bërë një anëtar i Bashkimit Europian......

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!
Inflacioni në eurozonë ra më shumë se sa pritej në 2.9% në tetor, sipas zyrës së statistikave të BE-së. Me periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve vetëm disa......

Banka Botërore: Tre skenarët e mundshëm dhe çfarë sjellin për tregun e mallrave nëse lufta e Izrael-Hamas intensifikohet!
Çmimet e naftës mund të përballen me një tronditje dhe të rriten deri në 157 dollarë (147 euro) për fuçi nëse kriza e Lindjes së Mesme përshkallëzohet, ka......