Zbardhet Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për mëshqerrat e bletët! Shqipëria stimulon importin e insekteve që zëvëndësojnë pesticidet
Qeveria ka parashikuar këtë vit që të shtojë disa përjashtime të reja nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Iniciativa në thelb synon jo vetëm të stimulojë por edhe të aplikojë zhvillimin e disa teknikave të reja në bujqësi.
Referuar ndryshimeve të propozuara në kuadër të paketës fiskale, për importimin e mëshqerrave dhe bletëve nuk do të aplikohet TVSH në import, raporton SCAN.
Qëllimi është rritja e numrit të krerëve në vendin tone, zhvillimi i sektorit të bletarisë, stimulimi i prodhimit bio dhe përdorimi i metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme. Praktikisht, nisma synon jo vetëm stimulimin e importeve të kafshëve dhe bletëve por edhe një metodë inovative që rezulton se nuk është aplikuar më parë për faktin se rezulton se nuk ka pasur importe.
Praktika e insekteve që luftojnë dëmtuesit e produkteve bujqësore dhe ndihmojnë pllenimin është një praktikë që po njeh zgjerim në Europë. Kjo metodë sjell eleminimin e pesticideve, pasi përmes insekteve të dobishme kontrollohen specie e dëmshme të cilat rrethojnë bimët në rritje.
Nisma për shtesat e paraqitura në këtë projektligj është ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe deputeti Erion Braçe.
Nga ky përjashtim i TVSH-së në import, fatura për buxhetin e shtetit do të jetë minus 155 milionë lekë.
SCAN
Sondazh

Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit
Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i......

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......

Tokat bujqësore përfshihen në sistem digjital - Shmangen mospërputhjet mes hartave, gati për taksën e re
Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. Ky program parashikon krijimin e një sistemi......

Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? - Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në......

Rritja e çmimit të energjisë për HEC-et - Shoqata kërkon aplikimin që nga janari, “rrëzohet” nga ERE
Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, mbi kohën e aplikimit të rritjes së çmimit me të cilin qeveria......

Nga 1 janari qymyri në Shqipëri do kushtojë më shtrenjtë - Pritet rritja me 0,5 lekë/kg e taksës së karbonit. Në vitin 2030 arrin 15,3 lekë/kg
Ndryshimet klimaterike dhe impakti negativ i tyre mbi klimën dhe mjedisin konsiderohen nga Bashkimi Europian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, ndër......

Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti - Mete: Do të alokojmë fonde edhe në vitin 2024
Buxheti i shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë......