Tatimi mbi të ardhurat, formulë e re e llogaritjes së penaliteteve! 10 mijë lekë gjobë ata që vonojnë dokumentacionin për shmangien e tatimit të dyfishtë

Nga 1 janari 2024, subjektet që nuk paguajnë në kohë këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale do të përballen me penalitete më të rënda nga sa janë aktualisht. Ministria e Finacave ka ndryshuar formulën e llogaritjes së penaliteteve për këto kategori përmes disa ndërhyrjeve në ligjin e procedurave tatimore të vitit 2008.
Sipas vetë Ministrisë së Financave, ndryshimet synojnë rregullimin e formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, në bazë të të cilit dënimi duhet të jetë në përputhje me efektin që ka prodhuar në buxhetin e shtetit mospagimi në afat i detyrimit tatimor.
Aktualisht, ky penalitet llogaritet sa 10 për qind të shumës së këstit për t’u paguar plus kamatëvonesën e llogaritur për ditët e vonuara, por jo më shumë se 365 ditë. Me ndryshimin e sapodepozituar në Kuvend, penaliteti do të llogaritet sa 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike, raporton SCAN.
Ashpërsim në paketën fiskale të 2024 parashikohet edhe për dënimet lidhur me mosdërgimin e dokumentacionit për zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë. Nёse tatimpaguesi nuk dorëzon dokumentacionin brenda vitit kalendarik, ndaj tij do aplikohet njё gjobё prej 10 000 lekёsh pёr çdo muaj tё paraqitjes me vonesё. Kjo gjobё do tё aplikohet deri nё 24 muaj pasues.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Zbardhet projekt-buxheti/ Si do të ndahen paratë në 2024! Pagat rritje nga 1 korriku, pensionet indeksohen. Pronarët 5 mld lekë
Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike rreth 3.8 % vitin e ardhshëm, nga 3.7 % që e parashikon për këtë vit. Ky është projeksioni i buxhetit të......

Zbardhet Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për mëshqerrat e bletët! Shqipëria stimulon importin e insekteve që zëvëndësojnë pesticidet
Qeveria ka parashikuar këtë vit që të shtojë disa përjashtime të reja nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Iniciativa në thelb synon jo vetëm të stimulojë por edhe......

Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit
Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i......

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......

Tokat bujqësore përfshihen në sistem digjital - Shmangen mospërputhjet mes hartave, gati për taksën e re
Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. Ky program parashikon krijimin e një sistemi......

Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? - Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në......

Rritja e çmimit të energjisë për HEC-et - Shoqata kërkon aplikimin që nga janari, “rrëzohet” nga ERE
Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, mbi kohën e aplikimit të rritjes së çmimit me të cilin qeveria......