Buxheti i bujqësisë 2024, ku do të shkojnë paratë ! Rritet numri i përfituesve për naftën dhe subvencionet

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë përcaktuar edhe prioritetet për bujqësinë në periudhë afatmesme. Në vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e të punësuarve në sektor, si dhe një rritje e përfituesve të subvencioneve dhe naftës në bujqësi, raporton SCAN.
Prioritetet e sektorit të bujqësisë, për periudhën afatmesme 2024-2026, janë si më poshtë:
-Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas
-Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë
-Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin;
-Mbështjetje për agroindustrinë;
-Mbështjetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;
-Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve
-Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët.
-Zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut.
Në fushën e “Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit”, synohet të realizohet:
-Rritja e % së fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese ndaj totalit të fermerëve në sipërfaqen potencialisht të ujitshme nga 73% në vitin 2023, në 76% në vitin 2026
-Përqindja e sipërfaqes ujitëse ku fermerët kanë akses për ujë për ujitje, kundrejt sipërfaqes potencialisht të ujitshme (360 000 ha) nga 73% në vitin 2023, në 76% në vitin 2026;
-Përqindja e hidrovoreve të rehabilituara/ndërtuara/rikonstruktuara, kundrejt totalit të nevojshëm (14 hidrovorë) nga 64% në vitin 2023, në 75% në vitin 2024, në 80% në vitin 2025 dhe në 85% në vitin 2026
-Përqindja e sipërfaqes kulluese, që i kryhet procesi ciklik normal i pastrimit të rrjetit kryesorë kullues (1 herë në 5-6 vjet) , kundrejt sipërfaqes potencialisht të kullueshme (280 000 ha) nga 16% në vitin 2023, në 18 në vitin 2026
-35 000 hektarë sipërfaqe ujitëse me infrastrukturë kryesore të përmirësuar/mirëmbajtur (si proces ciklik vjetor ne ha) në vitin 2023 në 40 000 hektarë.
-Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe penele tërthorë), kundrejt totalit të nevojshëm (300 km) nga 35% në 41% në vitin 2026.
Në fushën e Zhvillimit Rural duke mbështetur Prodhimin Bujqësor, Blegtoral, Agroindustrial dhe Marketingun” ”, synohet të realizohet:
-Zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t'i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur:
-Numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 565 954 të punësuar të parashikuar në vitin 2024 në 568 000 të punësuar në vitin 2026).
-Aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim.
-Rritja e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 50.7 miliardë lekë në vitin 2024 në 58.6 miliardë lekë në vitin 2026.
-Përmirësimi i konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe industrisë agro-ushqimore si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale, nëpërmjet:
-Shtimit të numrit të përfituesëve nga masat mbështetëse në bujqësi nga 7.000 përfitues në vitin 2023 në 13.900 përfitues në vitin 2026, si dhe rritja e numrit të përfituesve nga Skema e Subvencionit të naftës për bujqësinë nga 31.000 përfitues në vitin 2023 në 32.500 përfitues në vitin 2026.
-Rritjes së numrit të çertifikimeve dhe testimeve të farave dhe fidanëve që hidhen në treg, për të siguruar inpute cilësore për bujqësinë në tregun shqiptar.
Në fushën e “Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtja e Konsumatorit” synohet fuqizimi i sistemit të kontrollit dhe inspektimit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë nëpërmjet:
-Kontrolleve dhe monitorimeve të sëmundjeve infektive dhe zoonotike në kafshët e gjalla duke ulur në këtë mënyrë numrin e kafshëve të prekura nga Bruceloza, nga plasja dhe nga tuberkulozi.
-Do të vijojë zbatimi i politikave të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve të gjalla, si dhe programet e parandalimit, kontrollit, eliminimit deri në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të legjislacionit veterinar, nëpërmjet:
-Kryerjes mesatarisht së rreth 317 mijë gjurmimeve dhe kontrolleve tek kafshët përgjatë vitit 2024-2026
-Rritja e numrit të çertifikatave të unifikuara për eksport nga 60 në 75 në vitin 2026.
-Uljes së numrit të jokonformiteteve të konstatuara nga 6500 në 6300 në vitin 2026.
Në fushën e “Mbështetjes për Peshkimin” synohet:
-Menaxhimi i peshkimit dhe akuakulturës duke mbështetur sektorin me politika strukturore për tregjet, politikat tregtare dhe politikat ndërkombëtare me qëllim zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në përputhje me standardet e BE duke garantuar konkurueshmërinë, mbrojtjen e resurseve, nëpërmjet:
-Rritjes së numrit të kontrollove të inspektoriatit te peshkimit ne subjektet e peshkimit nga 2300 në vitin 2023 në 2450 në vitin 2026.
-Menaxhimit të 7 porteve dhe ekonomive duke bërë të mundur rritjen e produktivitetit të resurseve nëpërmjet menaxhimit të programeve të ripopullimit me raste.
-Kryerjen e raporteve për një monitorim sa më të saktë të aktiviteteve të lidhur me peshkimin, akuakulturën dhe molusqeve.
SCAN
Sondazh

Inflacioni “çmend” akcizat, i rrit +11,5 %, Ministria ndryshon ligjin! Vendoset një vlerë kufi prej 1.5%, efekti në buxhetin e shtetit rreth 1.5 miliardë lekë
Niveli shumë i lartë i inflacionit ka detyruar Ministrinë e Financave të ndërhyjë në ligjin aktual të akcizave. Ky ligj indekson çdo dy vjet disa tarifa të......

Tatimi mbi të ardhurat, formulë e re e llogaritjes së penaliteteve! 10 mijë lekë gjobë ata që vonojnë dokumentacionin për shmangien e tatimit të dyfishtë
Nga 1 janari 2024, subjektet që nuk paguajnë në kohë këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale do të përballen me penalitete më......

Zbardhet projekt-buxheti/ Si do të ndahen paratë në 2024! Pagat rritje nga 1 korriku, pensionet indeksohen. Pronarët 5 mld lekë
Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike rreth 3.8 % vitin e ardhshëm, nga 3.7 % që e parashikon për këtë vit. Ky është projeksioni i buxhetit të......

Zbardhet Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për mëshqerrat e bletët! Shqipëria stimulon importin e insekteve që zëvëndësojnë pesticidet
Qeveria ka parashikuar këtë vit që të shtojë disa përjashtime të reja nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Iniciativa në thelb synon jo vetëm të stimulojë por edhe......

Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit
Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i......

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......

Tokat bujqësore përfshihen në sistem digjital - Shmangen mospërputhjet mes hartave, gati për taksën e re
Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. Ky program parashikon krijimin e një sistemi......