Inflacioni “çmend” akcizat, i rrit +11,5 %, Ministria ndryshon ligjin! Vendoset një vlerë kufi prej 1.5%, efekti në buxhetin e shtetit rreth 1.5 miliardë lekë

Niveli shumë i lartë i inflacionit ka detyruar Ministrinë e Financave të ndërhyjë në ligjin aktual të akcizave. Ky ligj indekson çdo dy vjet disa tarifa të akcizave me normën zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i për dy vitet paraardhëse, me qëllim reflektimin e rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit të mallrave mbi nivelin e akcizës së aplikuar, si dhe parandalimin e erozionit në akciza. Indeksimi ligjor çdo dy vjet i tarifave të akcizës u vendos nga Ministria e Financave, bazuar në nivelin e inflacionit mesatar të rezultuar në 10 vjetët e fundit, i cili varionte në nivelin rreth 1.7 % në vit, raporton SCAN.
Sipas këtij parashikimi, nivelet e akcizës për produktet e akcizueshme do të rriteshin me mesatarisht 3-3.4 %, çdo dy vjet. Por një formulë e tillë ka dalë jashtë loje duke parë ecurinë e inflacionit dy vitet e fundit. Sipas relacionit shpjegues të Ministrisë së Financave, nëse vijohet me formulën aktuale niveli i akcizave nga janari 2024 duhet të rritet +11,5 % dhe nëse edhe në vitet në vijim inflacioni do të rezultojë në nivele mbinormale, indeksimi do ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave, të tilla, si karburantet, pijet alkoolike, birra, vera etj. Nga kjo skemë përjashtohen duhanet dhe cigaret, për të cilat, për periudhën 2022-2026 aplikohet rritje çdo vit, sipas një skedulimi të caktuar, të parashikuar në ligjin e akcizave.
Një situatë e tillë e ka detyruar Ministrinë e Financave të vendosë një vlerë kufi për llogaritjen e akcizave.
“Kjo rritje e inflacionit, me një normë mesatare vjetore prej 7.4 % në fund të vitit 2022 dhe 5.2% për periudhën janar-gusht 2023 bën të domosdoshëm kufizimin e rritjes së tarifave të akcizave për shkak të inflacionit dhe propozimin e këtij projektligji, me qëllim kufizimin e indeksimit të tarifave të akcizës brenda limiteve të një norme inflacioni të akumuluar dyvjeçare që nuk kalon 1.5%”, thekson në relacion Ministria e Financave.
Ndërhyrja reflektohet në Në nenin 18 të ligjit për akcizat “Mënyra e llogaritjes”, pika 3 ndryshohet, si më poshtë: Akciza e llogaritur sipas pikës 2, të këtij neni, indeksohet çdo dy vjet në masën e normës zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i, por jo më shumë se 1.5%, me përjashtim të duhanit dhe nënprodukteve të tij, për të cilat akciza do të aplikohet sipas kalendarit të përcaktuar në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet ligjit.
Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 1.5 mld lekë në total, apo afërisht 15 milionë euro, i ndarë në: 0.5 mld të ardhura nga indeksimi me 1.5 % çdo dy vjet i akcizës; 0.8 mld nga kalendari i miratuar për akcizën e duhanit dhe nënprodukteve të tij; dhe 0.2 mld nga masat kufizuese në lidhje me përjashtimet nga akciza.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Tatimi mbi të ardhurat, formulë e re e llogaritjes së penaliteteve! 10 mijë lekë gjobë ata që vonojnë dokumentacionin për shmangien e tatimit të dyfishtë
Nga 1 janari 2024, subjektet që nuk paguajnë në kohë këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale do të përballen me penalitete më......

Zbardhet projekt-buxheti/ Si do të ndahen paratë në 2024! Pagat rritje nga 1 korriku, pensionet indeksohen. Pronarët 5 mld lekë
Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike rreth 3.8 % vitin e ardhshëm, nga 3.7 % që e parashikon për këtë vit. Ky është projeksioni i buxhetit të......

Zbardhet Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për mëshqerrat e bletët! Shqipëria stimulon importin e insekteve që zëvëndësojnë pesticidet
Qeveria ka parashikuar këtë vit që të shtojë disa përjashtime të reja nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Iniciativa në thelb synon jo vetëm të stimulojë por edhe......

Tremujori III, rritet risku i kursit të këmbimit të borxhit publik - Në rënie dy komponentët e tjerë, rreziku nga normat e interesit dhe ai i rifinancimit
Megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i......

Normat e larta të interesit dhe kërkesa e dobët godasin ekonominë e Europës!
CAC 40 i Francës u rrit me 0,60% në 6,866,01 pikë ndërsa DAX i Gjermanisë u rrit me 0,46% në 14,783. 82. Në Londër, FTSE 100 ishte gjithashtu në të gjelbër,......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Buxheti i karbonit për 1.5C do të mbarojë para vitit 2030!
Përtej këtij kufiri të temperaturës të rënë dakord ndërkombëtarisht, rreziku i katastrofave klimatike po rritet. Dritarja për të shmangur ngrohjen globale prej......

Tokat bujqësore përfshihen në sistem digjital - Shmangen mospërputhjet mes hartave, gati për taksën e re
Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. Ky program parashikon krijimin e një sistemi......

Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? - Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në......