Prodhimi industrial gjerman vazhdon të rritet - Më shumë shpresë për daljen e vendit nga recesioni

Prodhimi industrial gjerman vazhdon të shënojë rritje. Një fenomen ky që përsëritet për të dytin muaj rradhazi duke i dhënë vendit më shumë shpresë për daljen nga recesioni. Por pavarësisht rritjes së regjistruar këtë muaj, prodhimi i përgjithshëm është ende shumë nën nivelet para pandemisë
Prodhimi industrial gjerman u rrit për të dytin muaj radhazi, duke rritur shpresat se ekonomia më e madhe e Europës mund të dalë së shpejti nga recesioni në të cilin ka gjasa të ketë qenë gjatë gjashtë muajve të fundit. Indeksi i prodhimit industrial tregoi një rritje prej 2.1% në muajin shkurt, i nxitur nga ndërtimi. Kjo normë ishte më e lartë se vlerësimet e ekonomistëve në një sondazh të Bloomberg.
Pavarësisht rritjes së regjistruar këtë muaj, prodhimi i përgjithshëm është ende shumë nën nivelet para pandemisë, duke theksuar sfidat me të cilat përballet sektori prodhues i Gjermanisë – përfshirë rritjen e kostove të energjisë pas luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, si faktorë rëndues kanë qenë kërkesa e dobët e jashtme, kostot e larta të huamarrjes dhe pasiguria në drejtimin e politikës ekonomike. Të dhënat industriale gjermane sinjalizojnë një fund të stagnimit në tremujorin e parë. Sipas ekspertëve më në fund ka një optimizëm të zbutur se të paktën recesioni ciklik ka marrë fund.
Provat kohët e fundit kanë qenë të paqarta. Vetëm pak ditë më parë u raportua se porositë e fabrikës treguan një rritje të vogël, por vetëm për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të industrisë së rëndë. Ndërkohë, sondazhet e biznesit nga S&P Global treguan një përkeqësim të momentit të industrisë në mars.
Besimi i biznesit, i matur nga instituti Ifo dhe pritshmëritë e investitorëve ZEË u përmirësuan muajin e kaluar, të rritur nga perspektiva e një uljeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Europiane, e cila ka të ngjarë të fillojë në qershor, dhe nga përmirësimi i kushteve globale.
Ekonomistët e anketuar nga Bloomberg prisnin që ekonomia gjermane të tkurret me 0.1% në tremujorin e parë, pas një tkurrjeje prej 0.3% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Një model i ri i Bloomberg Economics tregon një rezultat më të butë, duke e vendosur mundësinë e një recesioni në pak më shumë se 30%.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

12.5 milionë lekë për të mbështetur sipërmarrëset në Tiranë - Nga gratë me aftësi të kufizuar, deri te kategoritë e tjera, kush do të ketë përparësi?
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për autorizimin e ndihmës shtetërore “Për fuqizimin e grave dhe nixtjen e sipërmarrjes”. Por çfarë është......

Franca do të shesë 190.000 prona për të ulur deficitin - Objektivi: Sigurimi i 5 miliardë eurove për arkën e shtetit
Franca do të shesë 190.000 prona shtetërore në përpjekje për të ulur deficitin. Qëllimi është të futen 5 miliardë euro në arkën e shtetit, në një kohë që......

Mungesa e avionëve mes kërkesës rekord për udhëtimet ajrore - Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë sezon veror
Mungesa globale e avionëve po vë në rrezik plotësimin e kërkesës rekord për udhëtime ajrore këtë sezon veror. Numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të......

Amendamenti: Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare - Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë
Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç. Referuar......

Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në Shqipëri! Një shqiptari, interneti me supershpejtësi do t’i kushtojë 6500 lekë
Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj edhe në Shqipëri. Ai e bëri të ditur këtë fakt......

Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet fondi prej 4 miliardë lekësh, mbulon 70 % për marrjen e kredive nga bankat
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, ku u parashikua alokimi i fondit prej......

Gati financimet për parqet Arkeologjike - Pas Butrinitit dhe Durrësit, qytetet antike të Bylisit e Klosit do të menaxhohen me financim
Është hedhur për konsultime publike Plani I Menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Ky plan do të ketë një vizion i cili do të zhvillohet në dy......

Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme
Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur......