Shqipëria Postuar më 9 Prill 2024, 17:36

Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në Shqipëri! Një shqiptari, interneti me supershpejtësi do t’i kushtojë 6500 lekë

Nga SCAN TV
Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në

Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj edhe në Shqipëri. Ai e bëri të ditur këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social X (Twitter).

Në këtë mënyrë, edhe Shqipëria do të ketë mundësinë që të ketë akses në internetin me shpejtësinë më të lartë që ofrohet për momentin në botë. Starlink përdor orbitën për të ofruar përmes satelitëve, internet që është në gjendje jo vetëm të mundësojë shpejtësi më të lartë por edhe akses në zonat ku ka vështirësi për sigurimin e këtij shërbimi.

Referuar faqes zyrtare të Starlink, ky shërbim do të ketë një kosto mujore 6 mijë e 500 lekë ndërsa pajisja përmes së cilës merret internet kushton 42 mijë e 500 lekë, shkruan SCAN.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat