Shqipëria Postuar më 9 Prill 2024, 14:02

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët

Nga SCAN TV
A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por

Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e ekonomisë ligji i tatimit mbi pagat ka nevojë për ndryshime por nga ana tjetër qeveria duhet të bëjë një plan afatmesëm mbi ndryshimet që bën.

“Qeveria duhet të ketë një plan të paktën afat mesëm në lidhje me pagat, nuk mund të ndryshojnë sa herë për qëllime politike, populiste ose për të korrigjuar një gabim të bërë më parë sistemi duhet të jetë I qëndrueshëm”, tha Sotiraq Dhamo.

Por ndryshimi mbi tatimin e pagës, mund të jetë një shtysë që qeveria i bën sektorit privat.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë ky sektor prek punëmarrësit, pra në xhepat e tyre përfundojnë më shumë para neto. Por e parë në tërësi dhe duke menduar dhe efektet zinxhir, patjetër që ndihmohen dhe punëdhënësit pasi, një punëdhënës për tënjëjtin nivel page bruto, përkthehet në një nivel page neto më të lartë, duke tentuar të tërheqi punonjës më të kualifikuar. Kjo është një lëvizje e mirë por kufiri mbetet shumë I ulët,” u shpreh Armand Mala.

Aktualisht, 23.047 persona, ose afro 1.7% e të totalit të të punësuarve në vend, kanë paga më të larta se 200 mijë lekë dhe të ardhurat e tyre mujore tatohen me 23%.

Diamila Leka/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat