Shqiptarët “tërhiqen”nga azili? - Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar të vitit 2024 u regjistruan 648 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku 497 prej tyre ishin aplikime për herë të parë. Krahasuar me janarin e viti të kaluar, pra vitit 2023, numri i aplikimeve për azil ka rënë me 28%, ndërsa krahasuar me vitin 2022 kjo rënie thellohet në 33%.
“Scan Intel” pas analizës së trendit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në muajin janar në 4 vitet e fundit ka dalë në përfundimin se numri më i ulët i aplikimeve është regjistruar në vitin 2021 me 474 aplikime, ndërsa në vitin 2022 ky numër aplikimesh është dyfishuar duke u konsideruar si viti me numrin më të lartë të aplikimeve që nga viti 2021, kjo edhe për shkak të pandemisë. Po ashtu në vitet pasardhëse 2023 dhe 2024 numri i aplikimeve ka qenë në rënie. Konkretisht në janar të vitit 2023 janë regjistruar 909 kërkesa nga 969 të regjistruara një vit më parë dhe në vitin 2024 janë regjistruar 648 kërkesa për azil ose 28% më pak se një vit më parë.
Duket se prej muajsh, numri i shqiptarëve azilantë në Bashkimin Europian vijon trajektoren rënëse. Por, kjo rënie mund të jetë edhe rrjedhojë e rrugëve të reja të kalimit, siç është rasti i Mbretërisë së Bashkuar.
Nëse analizën e shtrijmë në nivel rajonal, të dhënat tregojnë se shqiptarët janë orientuar drejt azilit më shumë se shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe ato të Serbisë, pasi vendi ynë renditet në krye të listës me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në vendet e BE-së. Më pas ndjekin në renditje Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Ndërkohë, më pak janë kërkesat për azil nga shtetasit e Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, të cilët në janar të vitit 2024 regjistruan vetëm 151 aplikime dhe 44 aplikime gjithsej. Kjo renditje ka mbetur e pandryshuar nga ajo e janait të vitit 2023.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

“Zbrazet” Veriu i Italisë! - Deri në vitin 2040 do të jenë 2.3 milionë banorë më pak
Italia dhe në mënyrë të veçantë rajonet e Veriut, po i afrohen një të ardhmeje të “akullt” demografike. Një situatë që pa emigrime të reja apo një rritje e......

Gjermania, me një fond special për pensionet - 200 miliardë euro do të investohen në aksione të grupeve ndërkombëtare
Duke u zotuar gjatë fushatës për mbrojtjen e sistemit të pensioneve të vendit, qeveria gjermane ka gjetur një mënyrë origjinale për të shmangur krizën e......

Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë - Temperatura mesatare e 12 muajve të fundit ishte më e larta
Marsi i këtij viti ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Lajmi konfirmohet nga shërbimi metereologjik i Bashkimit Europian Copernicus, duke theksuar se......

Deficiti e borxhi gërryejnë besimin te Macron - Tre nga katër francezë thonë se janë të zhgënjyer me presidentin e tyre
Një rënie e re prej 2 pikësh është shënuar në prill në krahasim me muajin mars në përqindjen e besimit të votuesve francezë ndaj presidentit Macron, e cila ka......

Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik - Arritën në 4,69% në muajin shkurt, pasi regjistruan rritje të lehtë në janar
Pasi e nisën vitin me një rritje të lehtë, niveli i huave me probleme regjistroi një nivel të ulët në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në......

Britania, një “magnet” për bizneset amerikane - Shkak, rritja e pagave dhe mungesa e stafit në SHBA
Rritja e pagave dhe mungesa e stafit në SHBA po i shtyjnë kompanitë të kërkojnë punë përtej Atlantikut, veçanërisht në Britani. Bizneset amerikane po......

Vijon rënia e Euros – Rikuperojnë Paundi e Franga!
Monedha europiane vijon edhe sot të humbasë pikë duke u blerë me 101.7 lekë dhe duke u shitur me 102.5 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Çmimet u rritën 2 herë më pak se vjet - Inflacioni arrin në 2.3% në mars, ndikuan kryesisht ushqimet dhe qiraja
Çmimet në muajin mars të këtij viti u rritën me 2.3% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ndryshimi......