Deficiti e borxhi gërryejnë besimin te Macron - Tre nga katër francezë thonë se janë të zhgënjyer me presidentin e tyre

Një rënie e re prej 2 pikësh është shënuar në prill në krahasim me muajin mars në përqindjen e besimit të votuesve francezë ndaj presidentit Macron, e cila ka rënë në 25% sipas matjes së fundit të barometrit Elabe për gazetën financiare “Les Echos”. përqindja e të sapoemëruarit të kryeministrit Gabriel Atal mbeti e qëndrueshme në 32%.
Edhe më e madhe – me 5 pikë përqindjeje – se rënia e popullaritetit të presidentit francez është ajo e ministrit të financave dhe një prej kandidatëve të supozuar për ta pasuar atë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027, Bruno Le Maire.
Qeveria po e nis fushatën për zgjedhjet europiane në një situatë që askush nuk do ta quante të lehtë. Nuk ka asnjë efekt pozitiv mbi elektoratin nga politika dhe qëndrimet e Macron për çështjen e Ukrainës, nuk ka asnjë përfitim për presidentin nga emërimi i kryeministrit Gabriel Atal.
Popullariteti i Emmanuel Macron po rrëshqet në të gjitha kategoritë e votuesve francezë, por aty ku presidenti po pëson disfatë të vërtetë është në fashën e 65 vjecarëve. Në këtë kategori, mbëshettja ndaj Macron ra me 9 pikë përqindje në vetëm një muaj dhe u kufizua në 27%.
Kjo është një grupmoshë vendimtare për presidentin, sepse tregon besnikërinë dhe pjesëmarrjen më të madhe politike në çdo garë elektorale. Sa i përket shkakut të rënies së sondazhit të Macron, ekspertët shprehin shqetësimin për zhvillimet në Ukrainë - kujtohet se pak javë më parë presidenti francez kërcënoi se do të dërgonte forca tokësore për të luftuar përkrah ukrainasve kundër agresionit rus, gjë që duket se nuk u prit pozitivisht nga opinioni publik francez.
Megjithatë, ajo që është e bujshme është se “65-vjeçarët” nuk duken të pakënaqur për gjendjen e tyre financiare, pikërisht se po u gërryen pensionet dhe po u ul fuqinë blerëse. Ata janë të shqetësuar kryesisht për zhvillimet makroekonomike në vendin e tyre.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik - Arritën në 4,69% në muajin shkurt, pasi regjistruan rritje të lehtë në janar
Pasi e nisën vitin me një rritje të lehtë, niveli i huave me probleme regjistroi një nivel të ulët në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në......

Britania, një “magnet” për bizneset amerikane - Shkak, rritja e pagave dhe mungesa e stafit në SHBA
Rritja e pagave dhe mungesa e stafit në SHBA po i shtyjnë kompanitë të kërkojnë punë përtej Atlantikut, veçanërisht në Britani. Bizneset amerikane po......

Vijon rënia e Euros – Rikuperojnë Paundi e Franga!
Monedha europiane vijon edhe sot të humbasë pikë duke u blerë me 101.7 lekë dhe duke u shitur me 102.5 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Çmimet u rritën 2 herë më pak se vjet - Inflacioni arrin në 2.3% në mars, ndikuan kryesisht ushqimet dhe qiraja
Çmimet në muajin mars të këtij viti u rritën me 2.3% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ndryshimi......

Pamje/ Projekti i Parkut Fundor të Bulevardit të Ri - Rama: Së shpejti do të nisin punimet
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë publikuar pamjet e projektit për parkun fundor të Bulevardit të Ri në kryeqytet. Projekti është drejt......

Kontratë midis blegtorëve dhe përpunuesve - Denaj nga Vlora: Kontrata, rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Vlorë ku vizitoi fermat blegtorale në Bunavi. Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët, Denaj......

Balluku inspektim në Llogara: Drejt përfundimit punimet për tunelin dhe rrugët lidhëse!
Në Llogara, krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë......

Rinisin makthet fiskale në Europë: Italia dhe Franca nën vëzhgim për deficite të larta!
Makthet fiskale që rrënuan Europën në të kaluarën po kthehen, duke prekur Italinë, Francën dhe vende të tjera europiane. Javën e kaluar, gjatë një seance......