Balluku inspektim në Llogara: Drejt përfundimit punimet për tunelin dhe rrugët lidhëse!

Në Llogara, krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë gati në datën 30 qershor, kur parashikohet të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan punimet në kantier, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit sa i takon infrastrukturës.
“Po punohet për formimin e trupit të rrugës. Pika lidhëse me rrugën ekzistuese është trajtuar si një nyje e mirëfilltë ku janë parashikuar 4 korsi. Korsitë e pritjes dhe dy korsitë e vajtjes-ardhjes të cilat janë të pa ndërprera. Do të ketë të gjithë sinjalistikën dhe elementët e nevojshëm të sigurisë”, sqaroi Gjyli.
Në tunelin e Llogarasë po punohet për betonimin e metrave të fundit, për të vijuar më tek proceset e tjera, asfaltimi, sistemi ndriçimit dhe ajrimit. Balluku, duke vlerësuar ecurinë e punimeve, tha se këtë sezon turistik tuneli i Llogarasë do të jetë i aksesueshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut.
“Sot nuk erdhëm thjesht për tunelin, pasi tuneli e ka ecurinë konstante, sot kemi ardhur për të parë rrugët lidhëse që është pjesa më e rëndësishme, sesi do të devijohet i gjithë trafiku nga dalja e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me rrugën e Palasë-Dhërmi që është një tjetër pjesë e re që ne kemi ndërtuar”, u shpreh ajo.
Ministrja njoftoi gjithashtu se këtë sezon, automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të mund të kalojnë përmes tunelit, për ti dhënë kohë veprës që të konsolidohet. Ato do të vijojnë të qarkullojnë përmes aksit aktual.
“Do të saktësojmë gjithçka edhe me policinë rrugore, ashtu siç kemi bërë gjithmonë, por duhet patur parasysh që automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në tunelin e Llogarasë këtë verë, pasi do të jemi në kolaudim e sipër. Do të jetë i hapur vetëm për automjetet private dhe për autobusët, edhe autobusët e turistëve edhe të udhëtarëve. Ndërkohë që mjetet e tonazhit të rëndë do të vazhdojnë dhe do të ndjekin rrugën e vjetër për të mos krijuar probleme”, nënvizoi Balluku.
Në kantierin e Llogarasë po punohet 24 orë në 24 ndërsa janë marrë masat për të mos krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në pikën ku po krijohet nyja e cila do të lidhë daljen nga tuneli me rrugën ekzistuese.
SCAN
Sondazh

Rinisin makthet fiskale në Europë: Italia dhe Franca nën vëzhgim për deficite të larta!
Makthet fiskale që rrënuan Europën në të kaluarën po kthehen, duke prekur Italinë, Francën dhe vende të tjera europiane. Javën e kaluar, gjatë një seance......

Tenderi/ Tjetër ndërhyrje në 6 dogana shqiptare - Pas godinave, ARRSH rehabiliton sheshet dhe zonat pranë tyre
6 pika doganore të vendit do t’I nënshtrohen sërish transforimit. ARSSH ka shpallur një tender që parashikon rehabilitimin e shesheve dhe zonave kryesore në......

4.5 milionë ndërtesa e toka do taksohen me vlerën e tregut! - Godinat nisin në 2026, parcelat në 2028
Duke nisur nga vitit 2026 do të nisë zbatimi I taksimit të ndërtesave me vlerën e tregut ndërsa në 2028 do të nisë për parcelat. Projekti I ri për taksën e......

Qeveria ul çmimet në supermarkete - Gjoba të larta deri në 10% të xhiros vjetore
Qeveria në Australi synon të ulë çmimet në supermarketeve, duke paralajmëruar me gjoba që mund të arrijnë deri në 10% të xhiros vjetore. Shumë shpejt do të......

Shqipëria, Kryeqendra e Eventit Botëror mbi Turizmin - Rama: "Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut"
Në Shqipëri po mbahet për herë të parë Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Për tre ditë radhazi, Shqipëria do të jetë......

Mishi në vend, më i lirë se në Serbi dhe Mal të Zi - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt regjistrohet në 4.2%
Në Shqipëri produkti i mishit blihet më lirë se në Serbi dhe në Malin e Zi, por më shtrenjt se në Maqedoninë e Veriut apo në vendet e Bashkimit Europian. Të......

Dorëzohen 6 sisteme fotovoltaike diellore në godinat publike të Klosit dhe Peshkopisë nëpërmjet projektit të UNDP-së, financuar nga Qeveria Japoneze!
Gjashtë sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkitë e Klosit dhe Dibrës. Ceremonia, në të cilën morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në......

Klasa e mesme në ekonomitë kryesore është në një pozitë të vështirë - Shumica e të rriturve në ekonomitë e zhvilluara, më keq se prindërit e tyre
Në ekonomitë kryesore të botës, klasa e mesme është ajo që ndodhet në pozitën më të vështirë dhe të pasigurtë financiare. Sipas një sondazhi të kryer, pjesa më......