Mishi në vend, më i lirë se në Serbi dhe Mal të Zi - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt regjistrohet në 4.2%

Në Shqipëri produkti i mishit blihet më lirë se në Serbi dhe në Malin e Zi, por më shtrenjt se në Maqedoninë e Veriut apo në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” tregojnë se norma e inflacionit për mishin në vendin tonë, gjatë muajit shkurt të këtij viti ishte 4.2%, ndërkohë që norma e rritjes së çmimit për këtë produkt në BE ishte 3.3%.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka normë inflacioni më të ulët për mishin se Serbia, e cila e regjistron në 9% dhe Mali i Zi në 8.1%. Në nivel rajoni normën më të ulët çmimeve për produktin e mishit e regjistron Maqedonia e Veriut me 0.9%, normë kjo e renditur mes vendeve të fundit në Europë.
Produktet e mishit janë më të shtrenjta në Turqi me 100.4%, në Islandë me 10.2%, pasuar nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Të dhënat tregojnë se në Danimarkë, Finlandë dhe Çeki çmimi për mishin paraqitet në rënie me 0.6%, 2.2% dhe 5.1% respektivisht. Në shkurt të vitit 2024, shumica e vendeve të BE-së raportuan rritje të çmimeve të mishit, krahasuar me shkurtin e vitit 2023.
Sipas “Eurostat” mishi i derrit regjistroi rritjen më të lartë me 5.7%, mishi i qengjit dhe i dhisë me 4.5% dhe mishi i viçit me 3%. Shpendët, në të kundërt, shënuan një rënie prej 1.6% krahasuar me shkurtin 2023.
Gjatë 3 viteve të fundit, normat vjetore të inflacionit për mishin ishin më të larta midis prillit 2022 dhe marsit 2023, me norma vjetore ndryshimi mbi 10%. Norma më e lartë u regjistrua në shkurt 2023 kur çmimi ishte 17.3% më i lartë se në shkurt 2022.
Por sa mish importoi vendi ynë përgjatë muajit shkurt të këtij viti? Vlera e importit të mishit ishte rreth 619 milionë lekë, ose 10.2% më shumë se në shkurtin e vitit 2023. Rikujtojmë se vlera e importeve të mishit për vitin 2023 arriti në 8 miliardë lekë, ose 77 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, rezulton se kemi importuar rreth 9.2% më shumë produkte të mishit në vitin 2023. Shifrat tregojnë se viti 2023 regjistron rekord të importit të mishit që nga viti 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT disponon të dhëna.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Dorëzohen 6 sisteme fotovoltaike diellore në godinat publike të Klosit dhe Peshkopisë nëpërmjet projektit të UNDP-së, financuar nga Qeveria Japoneze!
Gjashtë sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkitë e Klosit dhe Dibrës. Ceremonia, në të cilën morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në......

Klasa e mesme në ekonomitë kryesore është në një pozitë të vështirë - Shumica e të rriturve në ekonomitë e zhvilluara, më keq se prindërit e tyre
Në ekonomitë kryesore të botës, klasa e mesme është ajo që ndodhet në pozitën më të vështirë dhe të pasigurtë financiare. Sipas një sondazhi të kryer, pjesa më......

Rikthehet “gropa” e euros - Pas 3 muajve, monedha europiane bie nën nivelin e 102 lekëve
Pas 3 muajve, monedha europiane është rikthyer sërish nën nivelin e 102 lekëve. Në tregun valuator vendas ajo këmbehet me 101.8 lekë Tregu valutor vendas......

Ndërtimi i pallateve në… rërë - Riadi ul pritshmëritë për projektin ‘Neom’
Plani ambicioz i trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite pritet të vonohet në realizim. Për ss i përket ndërtimeve të pallateve në rërë, Riadi ka ulur......

Takimi i Komisionit për Europën të UNWTO, Kumbaro: Impakti i turizmit po transformon përfaqësimin e Shqipërisë në botë!
U zhvillua sot në Tiranë takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku morën pjesë drejtuesit e kësaj organizate si Sekretari......

Kinezët po fluturojnë, madje edhe me një aeroplan – anije - Kina tashmë konkuron dhe me aeroplanët anije
Aeroplani civil AS700 përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë. Fluturimi – provë që zgjati rreth një orë e 46 minuta u krye me sukses. Objektivi janë......

Kryeministri kanadez Trudeau printon shtëpi - Promovohen shtëpi të parafabrikuara të printuara 3D
Shtëpi të parafabrikuara të printuara 3D. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau prezantoi paketën e masave për ndërtimin më të lirë dhe më të lehtë të......

Gjermania ‘lutet’ për këta punëtorë - Kuzhinierë, mjekë, infermierë dhe mjeshtër në sektorin e ndërtimit
Gjermania po kërkon në mënyrë të dëshpëruar fuqi punëtore në sektorë të caktuar, në rast të kundërt shumë biznesë rresikojnë të mbyllen. Restorantet nuk mund......