Shqipëria Postuar më 8 Prill 2024, 10:47

Takimi i Komisionit për Europën të UNWTO, Kumbaro: Impakti i turizmit po transformon përfaqësimin e Shqipërisë në botë!

Nga SCAN TV
Takimi i Komisionit për Europën të UNWTO, Kumbaro: Impakti i

U zhvillua sot në Tiranë takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku morën pjesë drejtuesit e kësaj organizate si Sekretari i Përgjithshëm i OBT Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive Natalia Bayona dhe ministra e përfaqësues të sektorit të turizmit nga 40 shtete të kontinentit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se kjo është “një ngjarje historike që vjen në kohën e duhur në vendin tonë, kur impakti i turizmit po transformon në mënyrë të pabesueshme ekonominë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në botë”.

“Në 2023 pritëm 10,1 milionë turistë. Shumë sfiduese, por është nga ato rastet që tregon se kur punët bëhen me dashuri dhe përkushtim për realizimin e një vizioni, kur jemi bashkë me profesionistët e turizmit, investitorët, turoperatorët, partnerët e duhur ndërkombëtarë, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet”, shtoi ajo.

Ky takim i Komisionit për Europën të UNWTO do të vijojë me Konferencën e Investimeve për Zhvillimin e Ekonomisë që do të mbahet më datë 9 prill, ku do të prezantohet edhe udhërrëfyesi: Tourism Doing Business: Investing in Albania”.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota zbritëse pasi ka shënuar zbritje nga java e shkuar duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 94.38 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat