Gjermania ‘lutet’ për këta punëtorë - Kuzhinierë, mjekë, infermierë dhe mjeshtër në sektorin e ndërtimit

Gjermania po kërkon në mënyrë të dëshpëruar fuqi punëtore në sektorë të caktuar, në rast të kundërt shumë biznesë rresikojnë të mbyllen. Restorantet nuk mund të gjejnë kuzhinierë, spitaleve u mungojnë mjekët dhe infermierët, ndërtuesit vonohen në punët e tyre pasi nuk kanë mjeshtër - dhe pishinat nuk do të mund të punojnë pa rojet e tyre.
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani mund të shihet në shumë fusha. Restorantet nuk mund të gjejnë kuzhinierë, spitaleve u mungojnë mjekët dhe infermierët, ndërtuesit vonohen me punë pa mjeshtër - dhe pishinat nuk do të mund të punojnë pa rojet e shpëtimit.
Sezoni i pishinave të hapura fillon pas pak javësh dhe administratat janë duke kërkuar dëshpërimisht roje shpëtimi dhe instruktorë noti. Domethënë, pa ata, pishinat nuk mund të presin njerëz dhe do të qëndrojnë të mbyllura derisa ta zgjidhin problemin.
Operatorët e pishinave në qytete kanë hapur një konkurs të përhershëm me kërkesa minimale: Kandidatët nuk kanë nevojë të caktojnë orare, mund të paraqiten në çdo kohë dhe duhet të kenë vetëm rroba banje.
Në javët e ardhshme, shumica e komuniteteve lokale do të mbyllin konkursin për roje shpëtimi dhe instruktorë. Më pas do të bëhet e qartë se cili është deficiti i saktë për hapjen e sezonit veror. Përveç tyre, Gjermania ka mungesë midis 2.000 dhe 3.500 punëtorëve të tjerë të pishinës, duke përfshirë stafin teknik që kujdeset për cilësinë e ujit, për shembull.
Në vend ka rreth 6500 pishina të brendshme dhe të jashtme. Në tre vitet e mëparshme, shumë prej tyre u hapën me vonesë dhe shkurtuan orarin e tyre të punës, dhe disa mbyllën plotësisht dyert e tyre për publikun.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kriza e punësimit/Mungesa e aftësive në Europë: Gjysma e aplikantëve nuk janë të kualifikuar!
Mungesa e aftësive po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz për punëdhënësit në të gjithë Europën, siç ilustrohet nga sondazhe të ndryshme. Në vitin......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota zbritëse pasi ka shënuar zbritje nga java e shkuar duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 94.38 lekë sipas......

Instalimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura - Balluku inspekton aksionin e Task Forces në terren
Ka nisur zbatimi në terren i aktit normativ që ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, përmes vendosjes së impianteve apo sistemit të grumbullimit, nga......

Vaji i ullirit bëhet artikulli më i vjedhur nga dyqanet spanjolle!
Vaji i ullirit po rrëshqet nga duart e shitësve spanjollë. Ai është quajtur "ari i lëngshëm" pasi është bërë produkti më i vjedhur nga supermarketet spanjolle.......

Greqia do të japë 1 miliard euro subvencione shtetërore për dy projekte të energjisë diellore!
Projekti i parë, i quajtur Faethon, përfshin dy parqe fotovoltaike që do të instalohen në një ishull, secili me një kapacitet prej 252 MW, së bashku me njësi......

Mbi 1,7 milionë turistë të huaj në tre muaj - Rama: Vetëm në mars, 734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë
Në tre muajt e parë të vitit mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të......

Pse amerikanët janë të fiksuar pas makinave të mëdha?
Makinat SUV dhe kamionçinë janë automjetet më të zakonshme në rrugët amerikane. Makinat më të mëdha janë shumë më të njohura se ato më të voglat, ndryshe nga......

Pse popullsia e Kinës po tkurret ndjeshëm për të dytin vit radhazi?!
Për të dytin vit radhazi popullsia e Kinës është tkurrur. Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, siç citohet nga Reuters, numri i njerëzve në Kinë ra......