Instalimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura - Balluku inspekton aksionin e Task Forces në terren

Ka nisur zbatimi në terren i aktit normativ që ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, përmes vendosjes së impianteve apo sistemit të grumbullimit, nga strukturat akomoduese të cilat operojnë në zonat bregdetare. Një aksion i cili synon përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vendin tonë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu ishin në zonën e Kune Vain ku inspektuan një prej strukturave hoteliere, e cila tashmë ka vendosur impiantin e trajtimit të ujërave ndotës.
Drejtori AKUK sqaroi se subjekti në fjalë ka zëvendësuar gropën septike me impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur, sipas standardeve të përcaktuara, dhe kapaciteteve të cilat ky hotel ofron. Jahja tha se nga ana e inspektorëve të Task Forcës është kryer edhe verifikimi i të gjithë procedurës.
Ministrja Belinda Balluku bëri të ditur se në fokus të këtij aksioni janë subjektet të cilat operojnë në zonën bregdetare, duke nisur nga Shkodra dhe deri në Sarandë, përfshirë edhe Pogradecin për shkak të strukturave që ndodhen pranë liqenit.
Balluku tha se para nisjes së aksionit janë zhvilluar takime të përbashkëta me përfaqësues të sektorit të hoteleri-turizmit dhe kryetarët e bashkive, ku është diskutuar dhe prezantuar gjerësisht ky proces.
“Është bërë një punë bindëse me të gjithë grupet e interesit pasi është në të mirën e tyre. Nga Agjencia Europiane e Mjedisit për Trajtimin e Ujërave Larës ne jemi konsideruar një vend me 67.5% ujëra të nivelit të “shkëlqyer”. Ndërkohë synimi i Qeverisë Shqiptare është që të arrijmë në 95% me një kriter të “shkëlqyer”, kështu që e gjithë kjo punë ka nisur para këtij sezoni dhe mendojmë që tashmë hotelierët janë të qartë se kjo nuk është një kërkesë e pabazuar. Kjo është një kërkesë e domosdoshme pasi me paratrajtimin e ujërave sigurisht brigjet ku janë vendosur këto njësi hotelerie do të qëndrojnë të pastra”, sqaroi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se përmes këtyre proceseve synohet që të arrihet një nivel më i lartë i shërbimit, prej të cilët përfitojnë qytetarët, por edhe vetë subjektet.
Për kryebashkiakun Ndreu rast i hotelit të inspektuar, që sapo kishte instaluar impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur është një shembull shumë i mirë, i cili vlen edhe për subjektet e tjera. Sipas tij bashkia e Lezhës i ka mbështetur dhe inkurajuar subjektet hoteliere në krijimin e kushteve sa më të mira për shërbim, në mënyrë që të sigurohet një sezon turistik veror sa më i suksesshëm.
Sondazh

Vaji i ullirit bëhet artikulli më i vjedhur nga dyqanet spanjolle!
Vaji i ullirit po rrëshqet nga duart e shitësve spanjollë. Ai është quajtur "ari i lëngshëm" pasi është bërë produkti më i vjedhur nga supermarketet spanjolle.......

Greqia do të japë 1 miliard euro subvencione shtetërore për dy projekte të energjisë diellore!
Projekti i parë, i quajtur Faethon, përfshin dy parqe fotovoltaike që do të instalohen në një ishull, secili me një kapacitet prej 252 MW, së bashku me njësi......

Mbi 1,7 milionë turistë të huaj në tre muaj - Rama: Vetëm në mars, 734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë
Në tre muajt e parë të vitit mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të......

Pse amerikanët janë të fiksuar pas makinave të mëdha?
Makinat SUV dhe kamionçinë janë automjetet më të zakonshme në rrugët amerikane. Makinat më të mëdha janë shumë më të njohura se ato më të voglat, ndryshe nga......

Pse popullsia e Kinës po tkurret ndjeshëm për të dytin vit radhazi?!
Për të dytin vit radhazi popullsia e Kinës është tkurrur. Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, siç citohet nga Reuters, numri i njerëzve në Kinë ra......

KESH fiton 431 mijë euro nga optimizimi - Realizohen tre procedura, shiten dhe blihen 35.300 mWh energji
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 431 mijë euro nga procedurat e optimizimit, që përfshijnë shitje dhe blerje të energjisë elektrike.......

U paguan 646 milionë lekë për sigurimin e pronës - Primet e sigurimit vullnetar u “tkurrën” në dy muajt e parë të vitit
Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve. Vetëm gjatë vitit të kaluar primet e......

Gjigantët amerikanë blejnë pajisje të IA nga Meksika - Investime të mëdha nga kompanitë tajvaneze në teknologjitë më të avancuara
Gjigantët e teknologjisë amerikane po kthehen masivisht në Meksikë për të prodhuar komponentë të inteligjencës artificiale, në një përpjekje tjetër për të......