KESH fiton 431 mijë euro nga optimizimi - Realizohen tre procedura, shiten dhe blihen 35.300 mWh energji

Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 431 mijë euro nga procedurat e optimizimit, që përfshijnë shitje dhe blerje të energjisë elektrike. Kjo, përmes 3 procedurave të realizuara për periudhën kohore 23 mars deri në 12 prill.
Sipas të dhënave të publikuara nga KESH janë rreth 35,300 mijë mWh energji që janë tregtuar në procedurat e optimizimit, ku për gjysmat e tyre Korporata ka qenë në rolin e blerësit, ndërsa për gjysmat e tjera në rolin e shitësit.
Realizimi i procedurave të shit - blerjes së energjisë synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Kjo pasi, e njëjta sasi energjie blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare.
Ndërkohë që, referuar legjislacionit në fuqi blerja bëhet me çmim më të ulët se shitja, duke siguruar të ardhura shtesë për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare.
Në fakt, këto janë procedurat e para të optimimizimit jo vetëm për vitin 2024, por edhe për vitin që shkoi duke qenë se Korporata nuk realizoi asnjë procedurë të tillë. Ndërkohë, referuar praktikave të viteve të kaluar ato kryhen në peiudha jo të favorshme hidrike.
Ndërkaq, sipas të dhënave publike të KESH, deri më tani nuk është realizuar asnjë procedurë për shitje energjie apo blerjeje energjie.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

U paguan 646 milionë lekë për sigurimin e pronës - Primet e sigurimit vullnetar u “tkurrën” në dy muajt e parë të vitit
Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve. Vetëm gjatë vitit të kaluar primet e......

Gjigantët amerikanë blejnë pajisje të IA nga Meksika - Investime të mëdha nga kompanitë tajvaneze në teknologjitë më të avancuara
Gjigantët e teknologjisë amerikane po kthehen masivisht në Meksikë për të prodhuar komponentë të inteligjencës artificiale, në një përpjekje tjetër për të......

Mbi 30 mijë pensionistë i shtohen vendit - Masa e pensionit mesatar arrin në 15.560 lekë në muaj
Gjatë vitit 2023, 30,247 të moshuar kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërorë. Referuar të dhënave zyrtare të......

Gara e fortë për blerjen e lëndëve të para - Vihet në dyshim fitorja ndaj inflacionit
Nëse beteja kundër inflacionit mund të thuhet se ka mbaruar, pse çmimet e lëndëve të para po rriten prej dy muajsh? Në dokumentin e fundit të planifikimit......

Zbulohet dosja e re gjyqësore / Instagram fiton më shumë para nga reklamat se YouTube
Ne e dinim tashmë se Instagram është një aplikacion gjigant që përbën një pjesë të konsiderueshme të biznesit të përgjithshëm të Metës. Por tani e dimë se......

Rreziqet ligjore të aplikacioneve të inteligjencës artificiale - Avokatët paralajmërojnë një mori padish kundër bizneseve
Nëse kompania juaj përdor inteligjencën artificiale për të krijuar përmbajtje, për të marrë vendime ose për të ndikuar në jetën e të tjerëve, ju ka të ngjarë......

Google do i bëjë kërkimet me pagesë - Përmbajtjet e krijuara nga IA do të jenë me abonim
Shumë shpejt kërkimet në Google nuk do të jenë më falas. Nëse skenarët rezultojnë të vërteta, do të jetë hera e parë që Google, motori i kërkimit i përdorur......

BE progres në dekarbonizimin e sektorit të energjisë – Emetimet rënie me 15.5% në 2023 krahasuar me një vit më parë
Progresi i rëndësishëm i Bashkimit Evropian në dekarbonizimin e sektorit të energjisë, i nxitur kryesisht nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga era......