BE progres në dekarbonizimin e sektorit të energjisë – Emetimet rënie me 15.5% në 2023 krahasuar me një vit më parë

Progresi i rëndësishëm i Bashkimit Evropian në dekarbonizimin e sektorit të energjisë, i nxitur kryesisht nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe dielli, ka rezultuar në rënien më të madhe vjetore të emetimeve sipas Sistemit të Tregtimit të Emisioneve të BE-së (EU ETS) që nga fillimi i skemës në 2005.
Trendi i vëzhguar konfirmon efektivitetin dhe efikasitetin e ETS të BE-së si instrumenti kryesor i politikës për dekarbonizimin e ekonomisë evropiane, sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Veprimin Klimatik.
Emetimet totale sipas ETS të BE-së u ulën me 15.5% në vitin 2023, krahasuar me nivelet e vitit 2022, dhe tani janë rreth 47% nën nivelet e vitit 2005 dhe në rrugën e duhur për të arritur objektivin e vitit 2030 prej -62%, sipas të dhënave të raportuara nga shtetet anëtare të BE-së.
Në një raport të lëshuar në fund të vitit të kaluar, Komisioni Evropian tha se EU ETS kishte ndihmuar në uljen e emetimeve nga sektorët e energjisë dhe industrisë me 37.3% nga nivelet e vitit 2005, duke vënë në dukje se pandemia COVID-19 dhe kriza e energjisë kishin ngadalësuar përkohësisht përpjekjet për të reduktuar emetimet.
Emetimet e prodhimit të energjisë ranë me 24%
Emetimet nga prodhimi i energjisë elektrike në vitin 2023 u ulën me një 24% kundrejt vitit 2022 për shkak të një rritje të konsiderueshme të prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme, kryesisht nga era dhe dielli, në ‘kurriz’ të qymyrit dhe gazit, sipas njoftimit për shtyp.
Hidrocentralet dhe termocentralet bërthamore, prodhimi i të cilave ishte rikuperuar falë kushteve të përmirësuara klimatike, kontribuuan gjithashtu në uljen e emetimeve në vitin 2023, megjithëse në një masë më të vogël.
Emetimet nga industritë me energji intensive u ulën me 7%, por aviacioni pa një rritje prej 10%.
Në sektorët industrialë me energji intensive, si çimentoja, hekuri dhe çeliku, emetimet u ulën me rreth 7% kundrejt vitit 2022. Rënia i atribuohet një kombinimi të prodhimit më të ulët dhe efikasitetit të përmirësuar.
Sektori i aviacionit, nga ana tjetër, ka shënuar një rritje vjetore të emetimeve, rreth 10%, për shkak të rimëkëmbjes së vazhdueshme nga kolapsi i trafikut të shkaktuar nga pandemia COVID-19, tha drejtoria.
SCAN
Sondazh

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë
Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të transformojë tërësisht situatën e......

Gati strategjia për Menaxhimin e Financave Publike - Nga monitorimi i riskut, te mbikëqyrja e jashtme çfarë parashikojnë 6 shtyllat?
Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike është hedhur për Konsultim publik, ku fokus ka përcaktimin e rrugës për rivendosjen e financave publike ku krijon......

Bizneset, detyrime për etiketat e klasit të energjisë - Projektligji/ Gjoba deri 350 mijë lekë në rast shkeljesh. Dyfishin nëse përsëritet
Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, ndërkohë që në rast të shkeljes së tyre......

Kush i zotëron bankat në Shqipëri? - Rreth 55% e tyre, me kapital nga vendet e BE-së dhe Turqia
Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky......

Rishtypja e kartëmonedhave, cilat prerje do emetohen? - Prerjet, 200 dhe 500 lekë. BSH: Qëllimi, plotësimi i kërkesave të ekonomisë për para’
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë. Sipas “Bankës së......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 6 kompani në garë - Kalojnë fazën e parë të tenderit për projektin dhe rishikimin e dizajnit
Gjashtë kompani të huaja janë kandidate për përgatitjen e projektit, rishikimin e dizajnit dhe mbështetjen e prokurimit publik të hekurudhës Vorë–Hani i Hotit.......

Si do përfitohet bonusi i lindjes pa shkuar në gjendjen civile? - Ndryshimet në ligj, shtohet gama e shërbimeve online
Me zbatimin e reformës së digjitalizimit, është shtuar gama e shërbimeve “online” për qytetarët. Projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për gjendjen......

Kush janë personat më të pasur në botë për 2024? - Forbes publikon listën. Bernard Arnault, në vend të parë me 234 mld dollarë
Aktualisht bota ka 2781 miliarderë, 141 më shumë se vitin e kaluar. Pasuria e tyre kap vlerën e 14.2 trilionë dollarë në total, me 2 trilionë dollarë më......