Bizneset, detyrime për etiketat e klasit të energjisë - Projektligji/ Gjoba deri 350 mijë lekë në rast shkeljesh. Dyfishin nëse përsëritet

Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, ndërkohë që në rast të shkeljes së tyre parashikohen edhe gjoba.
Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend qëllimi është vënia në dispozicion e informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor.
Sipas relacionit shoqërues, etiketa duhet të përfshijë informacione standarde të produkteve në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë, që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.
Ligji jep edhe detaje mbi përmbajtjen që duhet të ketë etika apo pozicionimin e saj, duke specifikuar se ajo duhet të ketë karakteristika dizenjimi sa më të njëtrajtshme, përmes grupeve të produkteve dhe në çdo rast, të jetë qartësisht e lexueshme dhe e dukshme.
Ndërkaq, sa I takon masës së gjobave drafti i depozitaur në Kuvend ka pësuar ndyryshime nga ai që u nxorr për konsultim public, që parashikonte se varësi të shkeljes së konstatuar gjobat mund të ishin sa dhjetëfishi deri në pesëdhjetëfishi i çmimit për njësi të produktit të ofruar për përdoruesin fundor.
Sipas variantit të depozituar në Kuvend vlera e gjobave, në varësi të shkeljes shkon nga 150 mijë – në 350 mijë lekë. Ndërkohë që, kur edhe pas marrjes së masave, furnizuesi ose tregtari rezulton se përsërit shkeljen për të njëjtin produkt, atëherë masat e gjobës dyfishohen.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Kush i zotëron bankat në Shqipëri? - Rreth 55% e tyre, me kapital nga vendet e BE-së dhe Turqia
Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky......

Rishtypja e kartëmonedhave, cilat prerje do emetohen? - Prerjet, 200 dhe 500 lekë. BSH: Qëllimi, plotësimi i kërkesave të ekonomisë për para’
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë. Sipas “Bankës së......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 6 kompani në garë - Kalojnë fazën e parë të tenderit për projektin dhe rishikimin e dizajnit
Gjashtë kompani të huaja janë kandidate për përgatitjen e projektit, rishikimin e dizajnit dhe mbështetjen e prokurimit publik të hekurudhës Vorë–Hani i Hotit.......

Si do përfitohet bonusi i lindjes pa shkuar në gjendjen civile? - Ndryshimet në ligj, shtohet gama e shërbimeve online
Me zbatimin e reformës së digjitalizimit, është shtuar gama e shërbimeve “online” për qytetarët. Projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për gjendjen......

Kush janë personat më të pasur në botë për 2024? - Forbes publikon listën. Bernard Arnault, në vend të parë me 234 mld dollarë
Aktualisht bota ka 2781 miliarderë, 141 më shumë se vitin e kaluar. Pasuria e tyre kap vlerën e 14.2 trilionë dollarë në total, me 2 trilionë dollarë më......

Reduktimi i emetimeve të CO2: Si po ecën SHBA-ja në krahasim me Europën?
Lajm i mirë për klimën! Disa vende të zhvilluara kanë raportuar kohët e fundit një rënie rekord në emetimet e tyre të gazeve serrë (GHGs) në vitin 2023.......

Këto janë qytetet që kanë ndërtesat më të larta në botë - Disa prej tyre mund t'ju habisin!
Ndërtesat moderne të larta janë një nga shpikjet më mbresëlënëse në botë dhe ato kanë arritur të dominojnë qytetet që kur u bënë të mundura në fund të viteve......

Ari arrin nivele të reja rekord: Pse investitorët po i drejtohen metalit të çmuar?!
Çmimi i arit u ngjit mbi 2,300 dollarë për ons të enjten në mëngjes për të vendosur një rekord të ri ndërsa investitorët vazhdojnë të dynden drejt asetit të......