Kush janë personat më të pasur në botë për 2024? - Forbes publikon listën. Bernard Arnault, në vend të parë me 234 mld dollarë

Aktualisht bota ka 2781 miliarderë, 141 më shumë se vitin e kaluar. Pasuria e tyre kap vlerën e 14.2 trilionë dollarë në total, me 2 trilionë dollarë më tepër se viti 2023 dhe 1.1 trilionë dollarë më lart se rekordi i vendosur në 2021. Këto të dhëna janë publikuar nga Revista Forbes, e cila përdor çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit për të llogaritur vlerën neto të të ardhurave të tyre.
Ndër vendet me numrin më të madh të miliarderëve janë SHBA, me një rekord prej 813 miliarderësh, e ndjekur nga Kina në vend të dytë me 473 dhe India me 200 miliarderë, renditet e treta.
Personi më i pasur për këtë vit është francezi Bernard Arnault me familjen e tij, të cilët zotërojnë perandorinë LVMH prej 233 miliardë dollarësh të 75 markave të modës dhe kozmetikës, duke përfshirë Louis Vuitton, Christian Dior dhe Sephora. Në 2021, LVMH bleu kompaninë amerikane të bizhuterive Tiffany & Co për 15.8 miliardë dollarë, që besohet të jetë blerja më e madhe e një marke luksoze ndonjëherë.
Elon Musk që ishte në krye të listës vitin e shkuar, këtë vit gjendet në vendin e dytë me një pasuri prej 195miliardë dollarësh. Elon Musk është bashkëthemelues i gjashtë kompanive, ku ndër tre më të rëndësishmet janë Tesla për prodhimin e makinave elektrike, SpaceX për prodhimin e raketave dhe BoringCompany për investime infrastrukturore. Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë dhe zotëron rreth 74% të kompanisë, që tani quhet X.
Në vendin e tretë është Jeff Bezos me një miliard më pak se Elon Musk, i cili zotëron kompaninë Amazon, kompaninë hapësinore Blue Origin dhe gazetën Washington Post. Lista vijon me Mark Zuckerberg (themelues i Facebook), Larry Elision (themelues i Oracle) dhe Warren Buffett (themelues i kompanisë Berkshire Hathaway).
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Reduktimi i emetimeve të CO2: Si po ecën SHBA-ja në krahasim me Europën?
Lajm i mirë për klimën! Disa vende të zhvilluara kanë raportuar kohët e fundit një rënie rekord në emetimet e tyre të gazeve serrë (GHGs) në vitin 2023.......

Këto janë qytetet që kanë ndërtesat më të larta në botë - Disa prej tyre mund t'ju habisin!
Ndërtesat moderne të larta janë një nga shpikjet më mbresëlënëse në botë dhe ato kanë arritur të dominojnë qytetet që kur u bënë të mundura në fund të viteve......

Ari arrin nivele të reja rekord: Pse investitorët po i drejtohen metalit të çmuar?!
Çmimi i arit u ngjit mbi 2,300 dollarë për ons të enjten në mëngjes për të vendosur një rekord të ri ndërsa investitorët vazhdojnë të dynden drejt asetit të......

Dy nga 100 plazhet më të mira në botë janë në Europë - Nuk janë as në Spanjë e as në Portugali!
Beachatlas, një enciklopedi e plazheve globale e fuqizuar nga AI, ka një renditje të re të plazheve më të mira në botë. Kjo është përzgjedhja e parë ndonjëherë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dje. Monedha europiane blihet sot me 102......

Të rinjtë në SHBA braktisin universitetet - Zgjedhje në masë të profesioneve teknike si hidraulikë dhe elektricistë
Pasi kanë zbuluar dallimin mes nevojave të ekonomisë dhe studimeve universitare, të rinjtë amerikanë kanë filluar t'i kthejnë shpinën universitetit dhe t'u......

Rritja dhe rënia e tregut të pronave në Europë - Cilat vende dolën më mirë gjatë vitit 2023?
Brenda eurozonës, çmimet mesatare të banesave ranë me 1.1% në tre muajt e fundit të 2023-shit krahasuar me një vit më parë, sipas Indeksit të Çmimeve të......

Nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë - Procesi do të zgjasë gjashtë javë. Deri 2 mijë euro gjobë nëse refuzon
Në Kosovë ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë, që pritet të zgjasë rreth gjashtë javë dhe do të japë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve......