Të rinjtë në SHBA braktisin universitetet - Zgjedhje në masë të profesioneve teknike si hidraulikë dhe elektricistë

Pasi kanë zbuluar dallimin mes nevojave të ekonomisë dhe studimeve universitare, të rinjtë amerikanë kanë filluar t'i kthejnë shpinën universitetit dhe t'u drejtohen profesioneve që tradicionalisht konsiderohen inferiore përsa i përket prestigjit shoqëror, të cilat megjithatë kanë më shumë perspektivë profesionale. Bëhen hidraulikë, elektricistë, teknikë frigoriferi apo operatorë saldimi.
Në përgjithësi, ata ndjekin formimin e tyre profesional në specialitete të tilla që janë më të kërkuara se profesionet që kërkojnë arsim universitar. Rolin ka luajtur edhe inteligjenca artificiale, e cila tashmë dihet se kërcënon një sërë vendesh pune në zyrë, me rezultat që shumë të rinj të ndihen më të sigurt profesionalisht si teknikë të specialiteteve të ndryshme.
Këta të rinj po zëvendësojnë brezin e vjetër të elektricistëve, hidraulikëve dhe saldatorëve të cilët kanë nisur të dalin në pension, duke lënë mangësi në tregun e punës për punëtorët e këtyre degëve profesionale. Numri i të rinjve që ndjekin shkollat teknike u rrit me 16% gjatë vitit të kaluar dhe ishte më i larti që nga viti 2018.
Paga mesatare për specialitete të ndryshme në industrinë e ndërtimit u rrit vitin e kaluar me 5.1%, duke arritur në 48.089 dollarë në vit. Në të njëjtën periudhë, rritja e pagave në sektorin e shërbimeve, përfshirë kontabilistët dhe punonjësit e IT, ishte vetëm 2.7% krahasuar me vitin 2022 dhe arriti në 39.520 dollarë në vit.
Viti 2023 shënoi të katërtin vit radhazi që paga mesatare vjetore e profesioneve të ndryshme teknike në sektorin e ndërtimit tejkaloi ndjeshëm fitimet e të punësuarve të rinj në sektorët e shërbimeve dhe IT.
Përveç kësaj, ka pasur një rritje dramatike të kërkesës për programe të subvencionuara të formimit profesional, në të cilat studentët e shkollave teknike fitojnë përvojë praktike, shpesh të paguara nga punëdhënësi. Sondazhi i kryer vitin e kaluar mes nxënësve të shkollave të mesme nga kompania e softuerit Jobber tregoi se 75% e të anketuarve janë të interesuar për shkollat teknike profesionale dhe veçanërisht ato që ofrojnë pagesë gjatë periudhës së praktikës.
Duhet theksuar se 8 nga 10 të anketuar kanë deklaruar se prindërit e tyre dëshironin që fëmijët e tyre të studionin në universitet dhe në shumë raste e kishin shumë të vështirë të pranonin zgjedhjen e tyre. Sidomos ata që kishin marrë arsim universitar dhe kishin punuar në profesione prestigjioze. Vetë të rinjtë që kanë zgjedhur t'u drejtohen profesioneve teknike janë megjithatë optimistë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritja dhe rënia e tregut të pronave në Europë - Cilat vende dolën më mirë gjatë vitit 2023?
Brenda eurozonës, çmimet mesatare të banesave ranë me 1.1% në tre muajt e fundit të 2023-shit krahasuar me një vit më parë, sipas Indeksit të Çmimeve të......

Nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë - Procesi do të zgjasë gjashtë javë. Deri 2 mijë euro gjobë nëse refuzon
Në Kosovë ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë, që pritet të zgjasë rreth gjashtë javë dhe do të japë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve......

Europa ngre mure kundër emigrantëve - Bizneset, me mungesë të fuqisë punëtore: Po gjymtohemi!
Sado që disa çështje janë përçarëse dhe vazhdimisht të nxehta dhe aktuale, emigrimi në Europë vazhdon të rikthehet pasi konfliktet dramatike rajonale në vitet......

Dyfishohen procedimet penale për mospagimin e taksave - Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme/ Profili i të pandehurve dhe gjeografia e tyre
Numri i procedimeve penale për subjektet që nuk kanë paguar taksat dhe tatimet përgjatë vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Në raportin......

Mundësi të barabarta në tregun online – Rregullat e CEFTA për parandalimin e gjeo-bllokimit!
Plani i veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024 synon lëvizjen e lirë të të mirave dhe shërbimeve brenda CEFTA-së dhe gjeo-bllokimi është një nga......

Borxhi i fshehur dëmton ekonominë - Nuk shfaqet në buxhetet e shtetit, por kalon shifrën 1 trilion dollarë
Nëse zyrtarët nuk bëjnë asnjë përpjekje për të trajtuar borxhin publik të paimagjinueshëm global, atëherë ata duhet t'i hedhin një vështrim të fortë ligjeve të......

Geraldo Durdaj largohet nga drejtimi i ATP - SCAN TV mëson se kryeministri ka pranuar dorëheqjen. Pritet emërimi në detyrë tjetër
Geraldo Durdaj është larguar nga drejtimi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), detyrë të cilën e mbante që prej vitit 2022. SCAN TV ka mësuar se Durdaj......

Plan i ri për mbledhjen e “City Tax”, Kumbaro: Ja ndryshimet ligjore e fiskale në turizëm
Realiteti turistik në Shqipëri, falë edhe zhvillimeve globale, e ka tejkaluar shpejt bazën ligjore të sektorit. Ndonëse më 4 prill, do të miratohen ndryshimet......