Shqipëria Postuar më 5 Prill 2024, 10:28

Dyfishohen procedimet penale për mospagimin e taksave - Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme/ Profili i të pandehurve dhe gjeografia e tyre

Nga SCAN TV
Dyfishohen procedimet penale për mospagimin e taksave - Raporti i

Numri i procedimeve penale për subjektet që nuk kanë paguar taksat dhe tatimet përgjatë vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Në raportin vjetor të Prokurorisë  së Përgjithshme të depozituar në Kuvend, evidentohet se për këtë grup veprash, në kërkesat lidhur me llojin e masën e dënimit të kërkuar, rezulton se për rreth 77.2 % të të pandehurve është kërkuar dënim me burg.

Pesha specifike që zë vepra penale “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”, në grupin e veprave penale “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet” është 18,18 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 9,90 %. Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e procedimeve të regjistruara në vitin 2023 për veprën penale të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”, prej 9,68 % krahasuar me procedimet e regjistruara në vitin 2022.

Në analizë të të dhënave, rezulton se profili i të pandehurve rezulton të jetë afro 88 % të gjinisë mashkullore, 60 % janë me arsim të mesëm, 97,7 %, janë të punësuar në sektorin privat dhe 3,85 % janë të dënuar për vepra të tjera.

Sa i takon gjeografisë sociale, numri më i lartë i procedimeve për vepra penale në lidhje me taksat dhe tatimet, është regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 29 %, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100,000 mijë banorë rezulton në qarqet Vlorë me 21 procedime dhe qarku Shkodër dhe Gjirokastër përkatësisht me nga 11 procedime.

Gjykata ka vendosur në 76 % të dënimeve, dënim me burg dhe në 23,91 % dënim me gjobë, ndërkohë ka vendosur 6 pushim çështje dhe 13 vendime pafajësie.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat