‘Boom-i”turistik i Shqipërisë, Kumbaro: Jo vetëm çështje vizitorësh por edhe të ardhurash. Koha për turistët elitarë

Aktorët e turizmit ia kanë dalë ta kthejnë virtytin shqiptar të bujarisë në para. Ministrja Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin ‘Ekopuls’ në SCAN, foli për ekonomizimin e bujarisë, falë të cilit të ardhurat e turizmit në vend kanë patur një rritje befasuese.
“Turizmi nuk është thjeshtë çështje e numrit të vizitorëve, por është mbi të gjitha një çështje të ardhurash. Tashmë ky sektor është bërë një industri, këtë tani mund ta themi. Kjo matet edhe me të ardhurat që erdhën në ekonominë shqiptare. Në vitin 2022 kishim 2.8 miliard euro, që u konsiderua shifër e rëndësishme nga Banka e Shqipërisë. Ka pak javë që ka dalë edhe shifra e vitit 2023, plot 4.2 miliard euro të hyra nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare. Kjo para ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend.
Tashmë ne nuk mund të themi thjeshtë se jemi mikpritës, këtë e kemi me kanun dhe zemër. Është një nga virtytet më të mira që po e kthejmë në ekonomi. Edhe aty ku mungon profesionalizimi klientët thonë se në Shqipëri kompensohet nga mikpritja dhe bujaria, e kemi brand. Dhe ne këto virtute po i kthejmë në para’, deklaroi Kumbaro
Në vijim të intervistës, ministrja evidentoi se sektori turistik shqiptar ka pësuar një transformim të madh që, sipas saj, e ka pikënisjen në vitin 2014.
“Dikur ne flisnin për pushime e jo për turizëm. Tashmë kemi një sezon gjithëvjetor. E gjitha ka nisur në vitin 2024, me Rilindjen Urbane, ku të gjithë qendrat e qytetave dhe qendrat historike u kthyen në destinacione turistike. Investimet publike gjeneruan investime private deri në Ersekë e Belsh. Transformimi urban i ktheu në destinacione atraksionet natyrore, kulturore dhe historike, vende që dikur ishin thjeshtë rrugë kalimi sot janë të vizitueshme nga turistët.
Sot në kemi një turizëm gjithëvjetor me ofertë turistike të shtrirë në të gjithë vendin. Ende nuk e kemi shfrytëzuar të gjithë kapacitetin, por politikat e agroturizmit dhe shtimi i aktiviteteve të larmishme e kanë diversifikuar ofertën, pavarësisht se piku arrihet në muajt e verës, për shkaqe që dihen. Kjo arritje është shembulli më i mirë i sinergjisë mes shtetit dhe privatit dhe falë edhe rrjeteve sociale imazhi i Shqipërisë sot është krejt tjetër”, tha më tej Kumbaro.
Sipas saj, tashmë qeveria ka ka të qartë rrugën e zhvillimit.
“Të gjitha arritjet e deritanishme në sektorin e turizmit nuk kanë të bëjnë me vitet e afërta, por kanë të bëjë më atë që është një angazhim gjithëkombëtar i qeverisë shqiptare, që Shqipëria të jetë kampione në turizmin ballkanik në vitin 2030”.
Pjesëmarrja në panairet e mëdha botërore të turizmit është njëra nga rrugët që e ka sjellë vendin në vëmendjen ndërkombëtare. Por ministrja e turizmit Kumbaro thotë se për vendin tonë kjo pjesëmarrje ka sjellë edhe më shumë se aq.
“Vitin e kaluar organizuam forumin ndërkombëtar shumë të madh FESTA, turizmin e qëndrueshëm e mjedisor në Shqipëri, ku partneri kryesor ishte OBT. Aktiviteti ngjalli shumë interes, dhe menjëherë pas eventit që gjeneroi edhe efekte ne investimet turistike patëm edhe dy oferta të rëndësishme. Oferta e parë erdhi nga ITB Berlin, Panairi më i madh në botë për turizmin. Ata na zgjodhën si partner për vitin 2025, dha marrëveshjen e nënshkruam në mars 2024. Oferta e dytë na u bë nga OBT, që Shqipëria të presë 40 vendet e Europës në nivel ministrash. Më 8 prill ne këmi eventin e rëndësishëm politik, dhe dita e dytë është po aq e rëndësishme sepse do të flitet për investime në turizëm në Europë e vecanërisht në Shqipëri. Aty do të prezantohet edhe një studim shunmë I rëndësishëm për investimet e nivelit të lartë në turizëm.
Ndërkohë në po marrim pjesë edhe në panairët ndërkombëtare. Tre janë më të mëdhenjtë në botë, i para është Madridi që hap cdo vit serinë e panaireve dhe aty është edhe selia botërore e turizmit, i dyti është Berlini, më i madhi në bortë, dhe i tretii është Londra që është më komercial. Siç ju thashë, në mars 2025, Berlini do të vishet në kuq e zi, sepse ne do të jemi partner të panairit, dhe në këtë vit përgatitor vetë gjermanët do ta shpërndajnë ofertën tonë në të gjithë botën’, shprehet Kumbaro.
10 milion turistë, Kumbaro: Koha të kërkojmë turistët elitarë
Në vijim të intervistës, ministrja specifikoi se tashmë sytë janë nga turistët elitarë që sjellin më shumë të ardhura për ekonominë. Ndaj, sipas saj, duhet një harmonizim i zhvillimit turistik me ruajtjen e mjedisit.
“Është koha për të folur për investime të nivelit të lartë në turizëm. Ka ardhur koha ku duhet të jemi shumë seriozë dhe puan që kemi bërë gjithë këto vite duhet të konsolidohet për të shkuar drejt turizmit elitar. Shqipëria është shumë e vogël, nuk mban miliona e miliona turistë. Ne na duhen turistë që paguajnë mbi 100 euro në ditë. Këto kërkojnë një tjetër vizion, nuk na duhen 30 milion turistë me mjedis të dëmtuar, mjaftojnë 10 milionë turistë por që janë elitarë”, thotë Kumbaro.
SCAN
Sondazh

Banka e Shqipërisë rrit nivelin e rezervës së arit - Metali i verdhë arrin të këmbehet me 2,300 dollarë për onz
Rritet vlera e arit në tunelet e Bankës së Shqipërisë me 30.54 mln euro përgjatë muajit të kaluar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të......

A e kërcënon Rusia Nato-n? - Analiza/ Ekuilibri i fuqisë ndërmjet dy vendeve dhe forcat e përfshira
Para 75 viteve, më 4 prill 1949, me iniciativën e 12 vendeve, përkatësisht Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Islandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës,......

Çmimet e kakaos dhe kafesë janë rritur në nivele rekord! – Cilat janë parashikimet për të ardhmen?
Citi thotë se një rritje rekord për çmimet e kakaos dhe kafesë mund të ketë ende hapësirë për të vijuar, duke përmendur kushtet e pafavorshme të motit dhe......

Forcohen lidhjet me doganat italiane e Guardia di Finanza - Komision i përbashkët për monitorimin e bashkëpunimit
Administrata doganore shqiptare dhe homologia italiane, së bashku me Guardia di Finanza do të rrisin më tej nivelin e bashkëpunimit. Ministri i Financave,......

Si do të ndryshojnë komunikimet elektronike? - Nga investimet me kapacitete të larta, deri te 5G. Projektligji, për miratim në Kuvend
Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, nga ku parashikohet të ketë......

Mbrojtja e të dhënave: Komisioneri Dervishi zhvillon takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së!
Mbrojtja e të dhënave personale në optikën e bashkëpunimit ndërkombëtar ishte në fokus të takimeve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e......

Elbasan-Qafë Thanë, hapen tenderët 10 mld lekë - Gjatësia totale është 14 km. Segmentet janë pjesë e Korridorit VIII
Rreth 10 mld lekë është fondi limit i procedurave tenderuese për 4 lote të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Autoriteti Rrugor......

Hekurudha ndahet në dy shoqëri aksionare - Pr/ligji: Synohet përafrimi me BE dhe thithja e më shumë investimeve
Sektori hekurudhor shqiptar do të ndahet në dy shoqëri aksionare, Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore dhe Sipërmarrësi Hekurudhor. Kështu është......