Shqipëria Postuar më 4 Prill 2024, 15:03

Forcohen lidhjet me doganat italiane e Guardia di Finanza - Komision i përbashkët për monitorimin e bashkëpunimit

Nga SCAN TV
Forcohen lidhjet me doganat italiane e Guardia di Finanza - Komision i

Administrata doganore shqiptare dhe homologia italiane, së bashku me Guardia di Finanza do të rrisin më tej nivelin e bashkëpunimit. Ministri i Financave, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë dhe Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza. Qëllimi ishte diskutimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, rritjen e mëtejshme të sigurisë ndërkufitare dhe  luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.

Ministri Mete shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi si një zhvillim pozitiv nënshkrimin e Memorandumit mes Administratës Doganore Shqiptare, asaj Italiane dhe Guardia di Finanza për vënien në funksion të Komisionit të Përbashkët Doganor Italo-Shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.

Komisioni do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit mes administratave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat