Mbrojtja e të dhënave: Komisioneri Dervishi zhvillon takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së!

Mbrojtja e të dhënave personale në optikën e bashkëpunimit ndërkombëtar ishte në fokus të takimeve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, me zyrtarë të lartë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto takime ishin pjesë e agjendës së “Ditës së Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave”, në kuadër të Samitit Vjetor të Privatësisë, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Privatësisë (International Association of Privacy Professionals - IAPP). Në to morën pjesë, gjithashtu, edhe Komisionerët e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Presidentja e Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB), Supervizori Evropian i Mbrojtes së të Dhënave (EDPS), si dhe përfaqësues të shquar të shoqërisë civile.
Si pjesë e kësaj agjende, u zhvillua dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë, që u bashkëdrejtua nga Rohit Chopra - Drejtor i Byrosë së Mbrojtjes Financiare të Konsumatorëve, Deirdre Mulligan - Zv/shefe për Teknologjinë në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë për Politikat e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Becky Richards - Shefe e të Drejtave Civile, Privatësisë dhe Transparencës në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare; me pjesëmarrjen edhe të Peter Winn - Zv/shef i Privatësisë dhe të Drejtave Civile në Departamentin e Drejtësisë dhe Neema Singh Guliani - Zv/ndihmëse Sekretare për Shërbimet e Industrisë dhe Analizën në Departamentin e Tregtisë.
Diskutimet u fokusuan në çështje të rëndësishme, duke marrë në konsideratë përparimin teknologjik, flukset e të dhënave personale në një ekonomi të ndërlidhur globalisht dhe sfidat për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.
Po ashtu, u zhvillua edhe një pritje në Komisionin Federal të Tregtisë nga kreu i saj, Lina Khan, ku zyrtarët e lartë patën rastin të diskutonin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për standardet më bashkëkkohore në mbrojtjen e të dhënave personale.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Elbasan-Qafë Thanë, hapen tenderët 10 mld lekë - Gjatësia totale është 14 km. Segmentet janë pjesë e Korridorit VIII
Rreth 10 mld lekë është fondi limit i procedurave tenderuese për 4 lote të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Autoriteti Rrugor......

Hekurudha ndahet në dy shoqëri aksionare - Pr/ligji: Synohet përafrimi me BE dhe thithja e më shumë investimeve
Sektori hekurudhor shqiptar do të ndahet në dy shoqëri aksionare, Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore dhe Sipërmarrësi Hekurudhor. Kështu është......

Rritja ekonomike, jugu i Europës lë prapa Gjermaninë - Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia, më shumë se 200 miliardë euro të PBB
Për të dhënat pozitive të katër ekonomive të Europës jugore ka shkruar ‘Capital Economics’, analiza e të cilit tregoi se ato kanë kaluar Gjermaninë me rreth 5%......

Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës do zgjasë 19 muaj - Hapet tenderi për fazën e parë, shpejtësia do jetë 90 - 140 km/h
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë - Durrës parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë......

Tunelet dhe urat gjigante që lidhin Azinë me Europën! (FOTOT)
Me brigje të pjerrëta të mbushura me pallate private elegante, parqe pallatesh dhe korije shekullore, Bosfori është mishërimi i Stambollit. Kjo ngushticë 30......

Skemës së pensioneve u shtohen mbi 27 mijë kontribuues - Cila është pesha që zë sektori privati në raport me shtetin?
Skema e pensioneve duket sikur po fiton qëndrueshmërinë nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, gjatë 2023-shit, skemës......

Cilat janë procedurat e lejes së zhvillimit për objektet e konfiskuara? - Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në rolin e Shqyrtuesit Teknik
Procedura e aplikimit për pajisjen me leje zhvillimi, ndërtimi dhe certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara nga shteti si ndërtime pa leje është......

“E diela punë” - Shitësit kroatë ngrenë alarmin mbi efektet e ligjit të ri të tregtisë!
Shitësit kroatë janë të pakënaqur me një ligj që ndalon blerjet në shumicën e të dielave, duke thënë se ai po kërcënon bizneset e vogla dhe po shkakton pushime......