Shqipëria Postuar më 4 Prill 2024, 20:50

Projektet e Kushner dhe Alabbar, Kumbaro: Brandet ndërkombëtare synojnë Shqipërinë

Nga SCAN TV
Projektet e Kushner dhe Alabbar, Kumbaro:  Brandet ndërkombëtare

Të huaj por edhe vendas të angazhuar me investime në turizëm. Në intervistë për Ekopuls në SCAN, me gazetarit Fatos Çoçolit, ministrja Kumbaro evidentoi se shembujt në këtë drejtim janë të shumtë.

Shtimi i interesit të të huajve është rrjedhojë e vetë rritjes që ka turizmi. Ne nuk i kishim markat e mëdha, ndërsa sot kemi emrat më të njohur në botë. Vetëm Melia ka 18 kontrata për hotele në Shqipëri, tani kemi Hyat, Marriot, që janë hotele që japin garanci ndërkombëatre. Ka edhe shumë të tjerë të markave ndërkombëtare. Kjo është punë progressive.

Tashmë ndërkombëtarët e mëdhenj kur shohin suksesin e këtyre pionerëve të parë, duan të vijnë. Pra nuk është çudi që edhe kompania e zotit Kushner të zgjedhë të hyjë në Shqipëri, dhe tashmë ajo ka aplikuar tek AIDA, që është në procedurë.

Dua të them se nuk është e vetjma shprehje interesi. Ju e dini edhe në Durrës po punohet. Atje nuk kemi vetëm një investim eskluziv të Amar Group, por aty është bashkëpronar edhe shteti. Ne po ndërtojmë modele për investime të mëdha ku shteti përfiton.     

Por jo vetëm të huajt edhe vendasit po investojnë. Po sjell si shembull Gjirokastrën, ku në 2013 kishte vetëm një hotel dhe vetëm 6900 vizitorë në kala. Sot qytetari ka mbi 150 oferta hoteliere që shtohen cdo javë nga qytetarët pas Rilindjes Urbane të qytetit, dhe pret mbi 300 mijë vizitorë në vit” deklaroi ministrja.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat