Shqipëria Postuar më 5 Prill 2024, 09:49

Geraldo Durdaj largohet nga drejtimi i ATP - SCAN TV mëson se kryeministri ka pranuar dorëheqjen. Pritet emërimi në detyrë tjetër

Nga SCAN TV
Geraldo Durdaj largohet nga drejtimi i ATP - SCAN TV mëson se kryeministri

Geraldo Durdaj është larguar nga drejtimi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), detyrë të cilën e mbante që prej vitit 2022. SCAN TV ka mësuar se Durdaj ka dhëne dorëheqjen, kërkesë që është pranuar nga kryeministri. Ndërkohë, pritet që Durdaj të marrë një detyrë tjetër. Sa i përket zëvendësimit të tij, ende nuk eshte konfirmuar se cili do të jetë pasuesi në krye të ATP, një agjenci e rëndësishme që menaxhon kthimin dhe kompensimin e pronave.

Fondi i miratuar nga buxheti i shtetit në dispozicion të ATP-së për vitin 2023 ishte 3.5 mld lekë nga i cili janë shfrytëzuar 1.16 mld lekë. Në momentin e pezullimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese më 08 nëntor 2023, ATP kishte në proces përpunimi 1.634 dosje për kompensim, me një vlerë totale prej 5.45 mld lekë. Mbas njoftimit për pezullimin nga Gjykata Kushtetuese, ATP ndërpreu punën për këto dosje, ndërsa fondi i mbetur prej 2.34 mld lekë mbeti i pashpenzuar. Më pas, Ministria e Financave e tërhoqi këtë fond për rialokim nëpërmjet Aktit Normativ të datës 14 dhjetor 2023.

Nga hyrja në fuqi e ligjit të ri në vitin 2015 deri në 31 dhjetor 2023, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka ekzekutuar 812 vendime me një vlerë prej rreth 7,8 miliardë lekë. Gjithashtu është shpërndarë 717.8 ha tokë nga fondi fizik me një vlerë prej rreth 1,4 miliardë lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat