Mundësi të barabarta në tregun online – Rregullat e CEFTA për parandalimin e gjeo-bllokimit!

Plani i veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024 synon lëvizjen e lirë të të mirave dhe shërbimeve brenda CEFTA-së dhe gjeo-bllokimi është një nga barrierat që ata dëshirojnë ta eliminojnë. Po ashtu, kur të zbatohet, Vendimi i Komitetit të Përbashkët do mundësojë aplikimin e rregullave të Bashkimit Europian brenda CEFTA-së, përderisa Plani për Rritje të Reja brenda Ballkanit Perëndimor do mundësojë aplikimin e tyre brenda Bashkimit Europian.
Përmes këtyre dhe shumë dokumenteve të tjera dhe aktiviteteve, qëllimi është që të mundësohet qasja në të mira dhe shërbime, të lehtësohen transaksionet e pagesave, të lehtësohet qasja në uebfaqe për shërbime online. Përveç kësaj, falë rregullave të CEFTA-së, tregtarët nuk do të kenë mundësi që të diskriminojnë konsumatorët:
- Duke bllokuar qasjen e tyre në uebfaqe
- Duke i ri-drejtuar në uebfaqe lokale
- Duke ua ndaluar qasjen ose duke u ofruar kushte të ndryshme për të mirat ose shërbimet elektronike, p.sh rezervimi i hoteleve, hosting të uebfaqeve etj.
Fokusi po ashtu është për të mundësuar qasje në të gjitha dyqanet online dhe parandaluar diskriminimin gjatë transaksioneve të pagesave. Tregtarët nuk do të mund të bllokojnë qasjen e konsumatorëve në tregun online pavarësisht se pjesë e cilit treg të CEFTA-së janë. Ata po ashtu nuk do të jenë në gjendje të imponojnë kushte të ndryshme për pagesë për shkak të vendbanimit të tyre ose adresës së biznesit.
Duke marrë parasysh se procesi i tregut online përfshin disa hapa të rëndësishëm të tillë si: qasje në blerjet online, regjistrimi, pagesa, dërgesa, dhe se gjeo-bllokimi mund të ndodhë në secilën prej këtyre fazave, nuk është për t’u çuditur që shumica e konsiderojnë këtë proces diskriminues dhe që duhet të ndalojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Prandaj, CEFTA ndërmerr aktivitete të shumta, me qëllim të ofrimit të shanseve të barabarta për të gjithë konsumatorët pavarësisht se cilit grup të CEFTA-së i takojnë.
SCAN
A ka situata kur gjeo-bllokimi është i lejuar?
Edhe pse gjeo-bllokimi nuk është i pranueshëm në shumë segmente, ka edhe përjashtime.
Rregullat e lartpërmendura të CEFTA-së përjashtojnë shërbime në lidhje me mbrojtjen e të drejtave autoriale apo veprave jo-fizike (transmetimi i muzikës dhe librat elektronikë). Po ashtu, të përjashtuar janë shërbimet audio-vizuale, financiare, shëndetësore dhe sociale. Gjeo-bllokimi është i justifikueshëm në rast të luftimit të veprimeve ilegale dhe përmbajtjeve në internet.
E gjithë kjo na sjell në përfundimin se kjo është një çështje që ka nevojë për vëmendje të veçantë. Prandaj, disa nga pengesat do të tejkalohen duke aplikuar rregulla të përbashkëta në gjeo-bllokim, ndërsa të tjera do të fokusohen në iniciativa të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e tregut online brenda CEFTA-së, modeluar sipas Bashkimit Europian.
Çfarë është bllokimi gjeografik?
Ashtu siç edhe sugjeron emri, nënkupton kufizim në qasje të përmbajtjeve në internet, shërbimeve ose produkteve bazuar në lokacionin gjeografik të përdoruesve (IP adresës së tyre, vendit ku jetojnë, punojnë etj.). Manifestohet në mënyra të ndryshme, duke mos pasur mundësi për qasje në uebfaqe të caktuara, produkte të dëshiruara dhe shërbime që nuk janë të qasshme ne treg ose dhe nëse arrini që të porosisini, kushtet janë me të këqija sesa për konsumatorët e tregjeve të tjera.
Sa i zakonshëm është ky fenomen?
Disa vite me parë, CEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore) realizoi një studim për këtë praktikë, dhe rezultatet treguan që mungesa e dyqaneve online është me së shumti e shprehur në Moldavi (87.5%), Serbi (86.4%), Kosovë (72%), Maqedoninë e Veriut (69%), Bosnjë dhe Hercegovinë (68.8%). Më pak e shprehur është në Shqipëri (61.9%) dhe Mal të Zi (60.9%). Studimi analizoi situatën në secilin anëtar të CEFTA-së dhe përfaqësues të bizneseve identifikuan problemet më të mëdha si: procedurat e komplikuara logjistike dhe për konsumatorë, taksat e larta për dërgime jashtë tregut lokal, paqartësitë gjatë dërgimit, taksat e dyfishta.
Sondazh

Borxhi i fshehur dëmton ekonominë - Nuk shfaqet në buxhetet e shtetit, por kalon shifrën 1 trilion dollarë
Nëse zyrtarët nuk bëjnë asnjë përpjekje për të trajtuar borxhin publik të paimagjinueshëm global, atëherë ata duhet t'i hedhin një vështrim të fortë ligjeve të......

Geraldo Durdaj largohet nga drejtimi i ATP - SCAN TV mëson se kryeministri ka pranuar dorëheqjen. Pritet emërimi në detyrë tjetër
Geraldo Durdaj është larguar nga drejtimi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), detyrë të cilën e mbante që prej vitit 2022. SCAN TV ka mësuar se Durdaj......

Plan i ri për mbledhjen e “City Tax”, Kumbaro: Ja ndryshimet ligjore e fiskale në turizëm
Realiteti turistik në Shqipëri, falë edhe zhvillimeve globale, e ka tejkaluar shpejt bazën ligjore të sektorit. Ndonëse më 4 prill, do të miratohen ndryshimet......

Projektet e Kushner dhe Alabbar, Kumbaro: Brandet ndërkombëtare synojnë Shqipërinë
Të huaj por edhe vendas të angazhuar me investime në turizëm. Në intervistë për Ekopuls në SCAN, me gazetarit Fatos Çoçolit, ministrja Kumbaro evidentoi se......

‘Boom-i”turistik i Shqipërisë, Kumbaro: Jo vetëm çështje vizitorësh por edhe të ardhurash. Koha për turistët elitarë
Aktorët e turizmit ia kanë dalë ta kthejnë virtytin shqiptar të bujarisë në para. Ministrja Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin ‘Ekopuls’ në SCAN, foli për......

Banka e Shqipërisë rrit nivelin e rezervës së arit - Metali i verdhë arrin të këmbehet me 2,300 dollarë për onz
Rritet vlera e arit në tunelet e Bankës së Shqipërisë me 30.54 mln euro përgjatë muajit të kaluar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të......

A e kërcënon Rusia Nato-n? - Analiza/ Ekuilibri i fuqisë ndërmjet dy vendeve dhe forcat e përfshira
Para 75 viteve, më 4 prill 1949, me iniciativën e 12 vendeve, përkatësisht Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Islandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës,......

Çmimet e kakaos dhe kafesë janë rritur në nivele rekord! – Cilat janë parashikimet për të ardhmen?
Citi thotë se një rritje rekord për çmimet e kakaos dhe kafesë mund të ketë ende hapësirë për të vijuar, duke përmendur kushtet e pafavorshme të motit dhe......