Nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë - Procesi do të zgjasë gjashtë javë. Deri 2 mijë euro gjobë nëse refuzon

Në Kosovë ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë, që pritet të zgjasë rreth gjashtë javë dhe do të japë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve jetësore dhe sociale të njerëzve.
Në ligj përcaktohet se në rast refuzimi të pjesëmarrjes në regjistrim penaliteti është 30 deri 2.000 euro për person. Do të regjistrohen banorët rezidentë, por edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit. Janë gjithsej shtatë pyetësorë për plotësim, përfshirë edhe ai për dëmet nga lufta në vitet 1998-1999.
Në Regjistrimin e Popullsisë do të angazhohen rreth 3 mijë e 500 regjistrues dhe 891 mbikëqyrës, si dhe stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Këtë herë, janë shtatë pyetësorë që duhet të plotësohen. Në këtë regjistrim, është shtuar edhe pyetësori për dëmet e luftës dhe ai për regjistrimin e bashkëatdhetarëve.
Mbledhjen e këtyre të dhënave, Agjencia e Statistikave e arsyeston me rëndësinë për të bërë politika më të mira për vendin, për të planifikuar buxhetin dhe investimet, për përmirësimin e kushteve të jetesës në vend dhe për investime të huaja.
Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`i japë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë. Rezultatet paraprake të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajsh.
Në pyetësorin individual janë gjithsej 42 pyetje. Tek ky formular është përfshirë edhe deklarimi për besimin fetar. Poshtë pyetjes sqarohet se sipas Kushtetutës së Kosovës, personi i regjistruar mund të zgjedhë që të mos e deklarojë. I njëjti sqarim gjendet edhe poshtë pyetjes për përkatësinë etnike.
Pyetjet në vijim janë për nënshtetësinë, vendbanimin, shkollimin dhe punësimin. Në fund të formularit, ka edhe pyetje për udhëtimin dhe llojin e transportit që e përdorin qytetarët për udhëtim, ku jepen 14 opisione.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, sipas të cilit numri i përgjithshëm i banorëve ishte 1 milion e 739 mijë e 825. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposavic, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Europa ngre mure kundër emigrantëve - Bizneset, me mungesë të fuqisë punëtore: Po gjymtohemi!
Sado që disa çështje janë përçarëse dhe vazhdimisht të nxehta dhe aktuale, emigrimi në Europë vazhdon të rikthehet pasi konfliktet dramatike rajonale në vitet......

Dyfishohen procedimet penale për mospagimin e taksave - Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme/ Profili i të pandehurve dhe gjeografia e tyre
Numri i procedimeve penale për subjektet që nuk kanë paguar taksat dhe tatimet përgjatë vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Në raportin......

Mundësi të barabarta në tregun online – Rregullat e CEFTA për parandalimin e gjeo-bllokimit!
Plani i veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024 synon lëvizjen e lirë të të mirave dhe shërbimeve brenda CEFTA-së dhe gjeo-bllokimi është një nga......

Borxhi i fshehur dëmton ekonominë - Nuk shfaqet në buxhetet e shtetit, por kalon shifrën 1 trilion dollarë
Nëse zyrtarët nuk bëjnë asnjë përpjekje për të trajtuar borxhin publik të paimagjinueshëm global, atëherë ata duhet t'i hedhin një vështrim të fortë ligjeve të......

Geraldo Durdaj largohet nga drejtimi i ATP - SCAN TV mëson se kryeministri ka pranuar dorëheqjen. Pritet emërimi në detyrë tjetër
Geraldo Durdaj është larguar nga drejtimi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), detyrë të cilën e mbante që prej vitit 2022. SCAN TV ka mësuar se Durdaj......

Plan i ri për mbledhjen e “City Tax”, Kumbaro: Ja ndryshimet ligjore e fiskale në turizëm
Realiteti turistik në Shqipëri, falë edhe zhvillimeve globale, e ka tejkaluar shpejt bazën ligjore të sektorit. Ndonëse më 4 prill, do të miratohen ndryshimet......

Projektet e Kushner dhe Alabbar, Kumbaro: Brandet ndërkombëtare synojnë Shqipërinë
Të huaj por edhe vendas të angazhuar me investime në turizëm. Në intervistë për Ekopuls në SCAN, me gazetarit Fatos Çoçolit, ministrja Kumbaro evidentoi se......

‘Boom-i”turistik i Shqipërisë, Kumbaro: Jo vetëm çështje vizitorësh por edhe të ardhurash. Koha për turistët elitarë
Aktorët e turizmit ia kanë dalë ta kthejnë virtytin shqiptar të bujarisë në para. Ministrja Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin ‘Ekopuls’ në SCAN, foli për......