Kush i zotëron bankat në Shqipëri? - Rreth 55% e tyre, me kapital nga vendet e BE-së dhe Turqia

Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky funksion siguron likuiditetin në ekonominë vendase dhe inkurajon investimet. Por si është struktura e pronësisë së sistemit bankar në Shqipëri? Sipas të dhënave të publikuara nga 'Banka e Shqipërisë' sektori bankar vazhdon të mbizotërohet nga filialet e grupeve të huaja bankare, me origjinë të kapitalit kryesisht nga BE-ja. Ndërkohë që numërohen 11 banka që operojnë në vendin tonë, numër ky i pandryshuar nga viti i kaluar.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e institucionit të Bankës së Shqipërisë për të kuptuar si ka ndryshuar përbërja e kapitalit të bankave ndër vite. Që nga viti 2015 në vendin tonë kapitali privat i bankave kryesisht vjen nga vendet e BE-së dhe Turqia. Konkretisht ashtu si edhe në vitin e kaluar gjithsej në Shqipëri operojnë 6 banka, kapitali i të cilave është më shumë i huaj, ndër to 5 nga bankat kanë kapital nga vendet e BE-së dhe vetëm 1 prej tyre e ka shumicën e kapitalit nga Turqia.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2021 në vendin tonë kanë qenë prezente dhe kanë ofruar shërbime edhe banka të cilat e kanë patur shumicën e kapitalit të tyre nga Arabia Saudite. Nga ana tjetër, krahas bankave me shumicë të kapitalit privat kemi edhe banka që kapitalin e tyre e kanë më shumë vendas, numri i këtyre të fundit është rritur nga viti në vit. Në vitin 2015 operonin vetëm 3 banka me kapital vendas, në vitin 2019 operonin 4 banka dhe në vitin 2023 operonin gjithsej 5 banka.
Në fund të analizës konkludojmë se prania e një numri më të lartë të bankve që udhëhiqen nga kapitali i huaj krahasuar me bankat me kapital vendas tregon se investimet e huaja në sektorin bankar të Shqipërisë reflektojnë besimin e investitorëve të huaj në potencialin e rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Rishtypja e kartëmonedhave, cilat prerje do emetohen? - Prerjet, 200 dhe 500 lekë. BSH: Qëllimi, plotësimi i kërkesave të ekonomisë për para’
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë. Sipas “Bankës së......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 6 kompani në garë - Kalojnë fazën e parë të tenderit për projektin dhe rishikimin e dizajnit
Gjashtë kompani të huaja janë kandidate për përgatitjen e projektit, rishikimin e dizajnit dhe mbështetjen e prokurimit publik të hekurudhës Vorë–Hani i Hotit.......

Si do përfitohet bonusi i lindjes pa shkuar në gjendjen civile? - Ndryshimet në ligj, shtohet gama e shërbimeve online
Me zbatimin e reformës së digjitalizimit, është shtuar gama e shërbimeve “online” për qytetarët. Projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për gjendjen......

Kush janë personat më të pasur në botë për 2024? - Forbes publikon listën. Bernard Arnault, në vend të parë me 234 mld dollarë
Aktualisht bota ka 2781 miliarderë, 141 më shumë se vitin e kaluar. Pasuria e tyre kap vlerën e 14.2 trilionë dollarë në total, me 2 trilionë dollarë më......

Reduktimi i emetimeve të CO2: Si po ecën SHBA-ja në krahasim me Europën?
Lajm i mirë për klimën! Disa vende të zhvilluara kanë raportuar kohët e fundit një rënie rekord në emetimet e tyre të gazeve serrë (GHGs) në vitin 2023.......

Këto janë qytetet që kanë ndërtesat më të larta në botë - Disa prej tyre mund t'ju habisin!
Ndërtesat moderne të larta janë një nga shpikjet më mbresëlënëse në botë dhe ato kanë arritur të dominojnë qytetet që kur u bënë të mundura në fund të viteve......

Ari arrin nivele të reja rekord: Pse investitorët po i drejtohen metalit të çmuar?!
Çmimi i arit u ngjit mbi 2,300 dollarë për ons të enjten në mëngjes për të vendosur një rekord të ri ndërsa investitorët vazhdojnë të dynden drejt asetit të......

Dy nga 100 plazhet më të mira në botë janë në Europë - Nuk janë as në Spanjë e as në Portugali!
Beachatlas, një enciklopedi e plazheve globale e fuqizuar nga AI, ka një renditje të re të plazheve më të mira në botë. Kjo është përzgjedhja e parë ndonjëherë......