Dita e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Balluku: Falë jush udhëtimet tona të sigurta!
Në ditën e kontrollorëve të trafikut ajror, zv. Kryeministrja njëkohësisht ministre e transportit Belinda Balluku, ka përcjellë një mesazh vlerësimi për to. Me një postim në rrjetet sociale Balluku i cilëson kontrollorët e ajrit ‘heronj të përditshëm të aviacionit’. Në postimin e saj Balluku shkruan:
“20 Tetor – Dita e Kontrollorëve të Trafikut Ajror
Kontrollorët e Trafikut Ajror janë heronj të heshtur. I nderojmë sot me mirënjohje të thellë ata që qëndrojnë gjithmonë “në qiell” me sytë e mendjes e të përqendrimit – kontrollorët e trafikut ajror.
Në çdo moment, në çdo lëvizje aeroplani, ata janë atje, të padukshëm për shumicën, por jetikë për sigurinë e të gjithëve.
Faleminderit për profesionalizmin, qetësinë në situata të vështira, përkushtimin ndaj jetës njerëzore dhe për rolin e pazëvendësueshëm që luani në mbajtjen e qiellit të sigurt.
Puna juaj kërkon përgjegjësi të jashtëzakonshme, vendimmarrje të shpejtë dhe përkushtim pa kufi — cilësi që ju bëjnë heronj të përditshëm të aviacionit.
Urime të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror — falë jush, udhëtimet tona janë më të sigurta!”

“Komisioni i Venecias, thelbësor për reformën në drejtësi” - Rama: Kontribut historik që na ndihmoi të ruajmë “busullën” e orientimit
Komisioni i Venecias ka luajtur një rol thelbësor për realizimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor. I pranishëm në Konferencën "30......

Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive - AMA raporton në komisionet parlamentare veprimtarinë e 2024-ës
Autoriteti i Mediave Autovizive ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisionin për Nismat Qytetare,......

Shtrëngohet kreditimi për individët - Nisin efektet e kufizimeve të vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë
Bankat tregtare kanë hezituar t'i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së......

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC
KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në......

Cilat janë hapat e regjistrimit të bizneseve të huaja? - Shqipëria, me procedura të shpejta dhe taksa të ulëta!
Pak ditë më parë, në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shqipëri-Turqi, ndërsa nuk munguan thirrjet që investitorët e huaj të investojnë në......

“Të gjithë shqiptarët me mjet identifikimi digjital” - Kryeministri Rama: Do të nisë në fillim të vitit 2026. Jemi përpara BE-së
Qeveria ka prezantuar projektin e Identitetit Digjital, një nismë që synon të transformojë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet publike,......

Rajoni, bashkëpunim kundër punës informale - Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në mbrojtje të punëtorëve migrantë
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, midis tre inspektoriateve të punës të vendeve përkatëse. Ku fokusi i......

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë - Vendosin rekord të ri, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj
Kafeja dhe duhani bën pjesë në rutinën e përditshme të shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një......