Shqipëria Postuar më 6 Prill 2024, 10:46

U paguan 646 milionë lekë për sigurimin e pronës - Primet e sigurimit vullnetar u “tkurrën” në dy muajt e parë të vitit

Nga SCAN TV
U paguan 646 milionë lekë për sigurimin e pronës - Primet e

Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve. Vetëm gjatë vitit të kaluar primet e sigurimit vullnetar, arritën rreth 8,917 miliardë lekë, ose 12.03% më shumë se në vitin 2022. Por, në këtë fillim viti regjistrohet një tkurrje e këtij zëri.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në dy muajt e parë të 2024-ës primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 1,520 miliardë lekë, 6.04% më pak se në periudhën janar-shkurt 2023. Ndërkohë, që numri i kontratave regjistruan rritje me 0.52%.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive, që gjatë periudhës janar-shkurt 2024 siguruan mbi 646 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.54%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.87% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, vihet re një rritje prej 18.49% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shkurt 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit u regjistruan në rreth 268 milionë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 21.26%. Nga ana tjetër, primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2024 arritën rreth 311 milionë lekë, ose 12.09% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht nga shifrat e mësipërme, tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e detyrueshme. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.36% të totalit të tregut.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat