Mbi 30 mijë pensionistë i shtohen vendit - Masa e pensionit mesatar arrin në 15.560 lekë në muaj

Gjatë vitit 2023, 30,247 të moshuar kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërorë. Referuar të dhënave zyrtare të këtij institucioni, nga pensionistët që kanë hyrë në skemë gjatë vitit që lamë pas afro 17 mijë prej tyre janë meshkuj dhe 13 mijë janë femra.
Por sa është masa mesatare mujore për pensionet e reja dhe a po ecën në të njëjtën linjë me kostot e jetesës?
Ajo që vihet re është se masa mesatare mujore e një pensionisti për gjininë mashkullore është 16.702 lekë në muaj, ndërsa masa mesatare mujore për gjininë femërore është 14.077 lekë në muaj. Për të dy gjinitë se bashku, pensioni mesatar llogaritet në 15.560 lekë në muaj, apo rreth 1/3 e pagës minimale në shkallë vendi.
Hendeku i përfitimeve midis meshkujve dhe femrave evidentohet ndër vite, gjë që lidhet drejtpërdrejt me hendekun e pagave midis dy gjinive. Duke qenë se pensioni llogaritet në bazë të kontributeve të derdhura mbi pagën, sa më e ulët të ketë qenë ajo, aq më e vogël është vlera e përfituar.
Nga ana tjetër, sa i takon numrit të pensioneve të mbyllura, rezulton se gjatë 2023-shit janë 13,727 pensionistë që kanë humbur jetën, duke bërë që numri real i shtesës të jetë 16.520 pensionistë.
Koha mesatare e “gëzimit” të pensionit është 21.1 vite. Aktualisht, mosha e daljes në pension për meshkujt është 65.2 vjeç, ndërsa për femrat 61.7 vjeç, ndërsa mosha mesatare për të dy gjinitë është 63.9 vjeç.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gara e fortë për blerjen e lëndëve të para - Vihet në dyshim fitorja ndaj inflacionit
Nëse beteja kundër inflacionit mund të thuhet se ka mbaruar, pse çmimet e lëndëve të para po rriten prej dy muajsh? Në dokumentin e fundit të planifikimit......

Zbulohet dosja e re gjyqësore / Instagram fiton më shumë para nga reklamat se YouTube
Ne e dinim tashmë se Instagram është një aplikacion gjigant që përbën një pjesë të konsiderueshme të biznesit të përgjithshëm të Metës. Por tani e dimë se......

Rreziqet ligjore të aplikacioneve të inteligjencës artificiale - Avokatët paralajmërojnë një mori padish kundër bizneseve
Nëse kompania juaj përdor inteligjencën artificiale për të krijuar përmbajtje, për të marrë vendime ose për të ndikuar në jetën e të tjerëve, ju ka të ngjarë......

Google do i bëjë kërkimet me pagesë - Përmbajtjet e krijuara nga IA do të jenë me abonim
Shumë shpejt kërkimet në Google nuk do të jenë më falas. Nëse skenarët rezultojnë të vërteta, do të jetë hera e parë që Google, motori i kërkimit i përdorur......

BE progres në dekarbonizimin e sektorit të energjisë – Emetimet rënie me 15.5% në 2023 krahasuar me një vit më parë
Progresi i rëndësishëm i Bashkimit Evropian në dekarbonizimin e sektorit të energjisë, i nxitur kryesisht nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga era......

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë
Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të transformojë tërësisht situatën e......

Gati strategjia për Menaxhimin e Financave Publike - Nga monitorimi i riskut, te mbikëqyrja e jashtme çfarë parashikojnë 6 shtyllat?
Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike është hedhur për Konsultim publik, ku fokus ka përcaktimin e rrugës për rivendosjen e financave publike ku krijon......

Bizneset, detyrime për etiketat e klasit të energjisë - Projektligji/ Gjoba deri 350 mijë lekë në rast shkeljesh. Dyfishin nëse përsëritet
Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, ndërkohë që në rast të shkeljes së tyre......