Shqipëria Postuar më 6 Prill 2024, 12:20

Mbi 1,7 milionë turistë të huaj në tre muaj - Rama: Vetëm në mars, 734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë

Nga SCAN TV
Mbi 1,7 milionë turistë të huaj në tre muaj - Rama:

Në tre muajt e parë të vitit mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes.

Kjo shifër është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, vetëm në muajin mars 734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë, ose 91% më shumë se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t'i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë.

Gjatë vitit të kaluar Shqipëria u vizitua nga rreth 10,1 milionë turistë, ndërsa objektivat e qeverisë për vitin 2024 është që në Shqipëri të vijnë rreth 14 milionë turistë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......